Shoqata “Fan Noli” ja uron postin këshilltarit komunal europian Setki Ibraimi në Austri

217 Lexime

Gjatë votimit për zgjedhjen e akademikut Setki Ibraimi si këshilltar komunal europian (EUROPAGEMEINDERAT) i Stockeraut, të gjitha gjashtë partitë votuese e mbështetën unanimisht, pa asnjë votë kundër

 

 

Në emër të kryesisë së Shoqatës Letrare Shqiptare “Fan Noli” në Stockerau, Austri, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të përzemërta dhe më të mira për zgjedhjen tuaj si Këshilltar EU-Stockerau më datë 24.02.2025. Ky është një moment i rëndësishëm në karrierën tuaj dhe një sukses i madh për komunitetin shqiptar në Austri dhe më gjerë.

 

 

Jemi të bindur se angazhimi dhe përkushtimi juaj do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe se ju do të përfaqësoni me dinjitet dhe përgjegjësi interesat e shqiptarëve në nivel evropian. Si këshilltar komunal në Stockerau, ju keni dëshmuar përkushtimin tuaj ndaj komunitetit, dhe tani keni mundësinë të realizoni projekte të mëdha në të mirë të të gjithëve.

 

 

Ju urojmë suksese të mëtejshme në detyrën tuaj të re dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të vazhdueshme.

 

 

Me respekt dhe urimet më të mira,

 

 

Kryesia e Shoqatës Letrare Shqiptare „Fan Noli”

 

 

Stockerau, Austri

Stockerau, Austri