Shkon në gazmend familjar, papritmas takon gjithë shoqet e shokët e gjenerates

Date:

Një maturantes së gjeneratës 1980/81 pranë gjimnazit „Zef Lush Marku“ në Shkup, nata e 29 korrikut do t`i mbetet në kujtim tërë jetën

 

Si zakonisht, gjeneratat e shumta të këtij gjimnazi, për çdo vit organizojnë takimet e tyre tradicionale, në mënyrë që t`i mbjanë gjallë kujtimet nga periudha më mbresëlënëse e jetës. Gjenerata 1980/81, këtë takim e kishte paraparë ta mbajë natën e 29 korrikut të këtij viti, në Restorantin „Kalabria“ që gjendet në dalje të Shkupit, drejtimi për në Kosovë. Përpos shumë vështirësive për të siguruar vend në lokal, më në fund arrihet marrëveshja që takimi i gjeneratës të mbahet jashtë restorantit, ndërsa përbrenda tij ishte paraparë që të mbahej një gazmend tjetër familjar që nuk kishte të bëjë asgjë me evenimentin në fjalë. Rreth 30 shoqe e shokë të gjeneratës, e filluan harrenë për të përkujtuar ditët më të çmendura të jetës. Kishte edhe nga ata që nuk ishin parë tash e 34 vite më parë dhe mund të imagjinohet përmallimi i tyre për tu përshëndetur edhe një herë me ata të cilët u ndanë në mënyrë aq naive, duke mos e llogaritur se jeta ka rrjedhat e saj. Një ish nxënës i gjimnazit, kishte ardhur enkas nga Suedia për këtë mbrëmje, sikurse edhe një tjetër që vinte për herë të parë nga Gjermania. Në kujtimet e tyre me siguri se gjatë kohë nuk do të hiqet nga mendja gëzimi që përjetuan asaj mbrëmjeje.

Gjithçka po shkonte si është më së miri. Vapa e madhe që mretëronte gjatë mbrëmjes, kishte filluar të zbutej dhe me sa dukej, rezervimi jashtë restorantit kishte qenë me vend. Muzika e siguruar për mysafirët përbrenda, shfrytëzohej edhe nga ish shkollarët sa për të hedhur ndonjë valle duke krijuar kështu një ambient të shkëlqyeshëm e të ngrohtë. Përnjëherë, nga turma e të tubuarve afrohet një zonjë e cila shtanget nga pamjet e fytyrave të njohura. „A je ti…, a je ti…“, filloi t`i shqiptonte emrat e të gjithë atyre që i njihte. „Po“, përgjigjeshin të tjerët. Ishte njëra nga shoqet e tyre e cila për shkaqe të panjohura nuk kishte arritur të informohej në lidhje me organizimin e takimit, por që fati kishte dashur ta sjellë asaj mbrëmjeje padashur në takimin e shoqeve dhe shokëve të saj. Ambienti u bë edhe më i ngrohtë, u bisedua gjerë e gjatë për peripecitë jetësore, për të arriturat, e për shumë e shumë gjera të tjera.11787309_10204662275938582_185901034_n

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...