Migjen Basha rikthehet në Zvicër

Date:

Mesfushori 28-vjeçar shqiptar, Migjen Basha është liruar nga të gjitha kontratat dhe pas nëntë vitesh të kaluara në Itali, rikthehet në Zvicër.

FC Lucerni e ka gjetur mjeshtrin e tij për mesfushë. Ekipi nga Zvicra Qendrore e ka angazhuar Migjen Bashën (Torino) për një afat prej 2 vitesh, thuhet në një artikull të ueb faqes së specializuar www.footvaud.ch të shkruar gjatë të mërkurës.

I liruar nga të gjitha kontratat, pas nëntë vitesh të kaluara në Itali, paraprakisht i ardhur nga Lausanne-Sport të Zvicrës, futbollisti ndërkombëtar shqiptar do të prezantohet të enjten, ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit nga Lucerni, Rolf Fringer.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...