Nëna harron fëmijën në veturë, policia thyen xhamat e veturës

Date:

Një nënë nga Dübendorfi ZH në Zvicër, padashur ka harruar fëmijën e saj në veturë. Për shkak të vapës së madhe, policia zvicerane nuk u mendua shumë

Kjo ka ndodhur gjatë të enjtes rreth orës 13.00, kur një nënë e kishte sjellë nga foshnjorja në Dübendorf, fëmijën e saj të ulur prapa në veturë. Ajo zbretë dhe e mbyllë derën e veturës, ndërsa më pas shokohet: Dera e veturës nuk hapet më.

Pasi ajo në veturë kishte harruar çelsat dhe celularin, ajo e alarmon policinë nga një kabinë telefonike. Së bashku me ambulancën dhe zjarrfikësit, policia arrin në vendin e ngjarjes.

Për shkak të temperaturave të larta, policia pa u hamendur fare vendosi që ta thyejë njërin nga xhamat e veturës. Fëmija kishte qëndruar rreth 10-15 minuta në te, ka deklaruar zëdhënësi i policisë zvicerane, ndërsa nga ndihma e shpejtë bëjnë me dije se ai tashmë është është shëndosh e mirë.

Një rast të ngjashëm policia ka pasur edhe gjatë të martës në qytetin e Cyrihut, kur gjatë një aksioni, ajo kishte liruar nga vetura e mbyllur një fëmijë tjetër. Në të dy rastet fëmijët kanë pasur më shumë fat se Cheyenne, një vajzë e cila e humbi jetën në kushte të ngjashme më 22 korrik në një vend kamping në Tiçino.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...