Shkoi për dy-tre ditë, zvicerani bllokohet në fshatin Sadovinë të Vitisë
Screenshot Koha.net
Shtetasi zviceran Roland Biefer (59), i lindur në St Gallen, me kampveturën e tij ka dashur një koleg punë në Kosovë. Për shkak të koronavirusit, disa ditë u shndërruan në dy muaj.
Për t’u njohur me vendet dhe zakonet e reja, dy muaj më parë Roland Biefer (59) nga St. Gallen vendosi të udhëtonte në Kosovë me kampveturën e tij dhe qenin me nofkën Rocky. Atje, ai ka dashur të kalojë vetëm disa ditë me ish kolegun e tij Bislim Shabani në komunën e Vitisë në juglindje të vendit. Për disa vite me radhë , të dy kishin punuar së bashku në skele në Zvicër, gjithnjë duke i mbajtur shumë mirë kontaktet. Derisa Bislimi i u kthye ne vendlindje.
Bislim Shabani: «Roland ishte gjithnjë i interesuar për Kosovën. Dhe unë i thashë që dera ime ishte gjithmonë e hapur për të sa herë që të kishte kohë dhe dëshirë për të vizituar Kosovën».
Më 7 mars, Rolandi, i cili është pensionist invalidor pasi ka rënë nga një skele, mbërriti në Viti, shkruan „Blick“, transmeton Shtegu.com. „Doja të vizitoja vendet malore në Kosovë“, thotë ai për stacionin televiziv kosovar „Kohavision“. Por, sapo pandemia e koronavirusit arriti në Kosovë, shëtitjet nuk ishin më të mundshme – po aq pak, sa edhe ndonjë udhëtim për në Mal të Zi APO Shqipëri. Kështu që disa ditë, u shndërruan në muaj.
Rolandi: «Shkova në ambasadën zvicerane, por atje më thanë se mund të fluturoja me avion,por pa kampveturën dhe qenin. Ky nuk ishte një opsion për mua – kështu që tani unë jam me mikun tim dhe pres deri sa të hapen kufijtë përsëri. “ Meqenëse nuk është i detyruar, ai preferon ta shijojë kohën më tepër në Kosovë sesa në Zvicër. Rolandi është shpesh në kopsht, duke luajtur me Rocky ose duke lexuar. Gjatë ditës ai shkon për të bërë pazar, duke gatuar diçka ose duke u bërë zgarrë miqve. Edhe pse shtëpia e Bislimit ka dhoma të mjaftueshme, Rolandi preferon të flejë në karavan.
Kur situata ishte ende në rregull, Rolandi kaloi një kohë të mirë në Kosovë. «Njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe të dashur. Por tani nuk mund të shtëis më. E vetmja gjë që mund të bëj tani është: T`i bienjë herë rreth e rrotull fshatit dhe sërish të kthehem“.
Sapo ta rimarrë lirinë e tij për të udhëtuar, zviceran nuk dëshiron të largohet menjëherë nga Kosova. «Pastaj unë do të vazhdoj ta eksploroj Kosovën dhe të vizitoj disa vende malore. Greqia është gjithashtu në plan, por vetëm kur za kem zbuluar me të vërtetë Kosovën. » Ndoshta ai do të dojë të ndërtojë këtu një shtëpi të vogël. „Që të mund të qëndroj më gjatë gjatë stinës së dimrit dhe të kem çatinë time mbi kokë“.
Ai nuk flet shqip. Por: «Që nga reportazhi televiziv që e ka parë gjysma e fshatit, të gjithë më kanë ftuar për kafe. Shoku im ndonjëherë vjen së bashku dhe përkthen».