Pandemia e koronavirusit e prek ashpër gastronomin shqiptar në Austri
Pandemia e koronavirusit, gjegjësisht, masat prventive të kufizimit, i ka sjellë shumë sfera në një krizë të thellë. Jashtëzakonisht e prekur është edhe sfera e gastronomisë së natës – pra të gjitha lokalet, klubet, baret dhe diskotekat, orari i të cilave është kryesisht në mes të orës 22.00 deri në agimin e hershëm.
Si edhe më parë, është një ardhmëri shumë e pasigurt me të cilën mund të ballafaqohet gatronomia e natës. Pas heqjes së disa kufizimeve u shkaktua një frymëmarrje më e lehtë, por jo edhe për gastronominë e natës, duke marr parasysh kufizimet e mëtejme që vlejnënga ora 23.00. Edhe më tej nuk shihen në horizont vallëzimet, festat, evenimentet.
„Gastronomia e natës është ndër të parat që u mbyll dhe sipas parashikimeve do të jetë e fundit që do të hapet“, pohon Stefan Ratzenberger, zëdhënësi i gastronomisë austriake të natës.
Njëri ndër të prekurit është edhe gastronomi shqiptar Lulzim Fejzullahi, i cili flet haptas për situatën e krijuar dhe i cili në tetor të vitit të kaluar e kishte hapur lokalin DOSN me moton “coole beats and drinks”. Këtu vallëzohej dhe festohej të enjteve deri të shtuneve, duke filluar nga ora 20.00 e deri në orët e hershme të agimit, shkruan revista preszigjioze austriake „Ischler ëoche“, përcjell Shtegu.com.
Por, që nga 16 marsi në DOSN mbretëron një hestje e dekretuar. Që atëherë, të ardhurat në lokal janë zero euro, ndërsa ende ka shpenzime rrjedhëse – para së gjithash u investuan shumë të holla në rinovimin e plotë të lokalit dhe tani, edhe kreditë (edhe pse banka po i qëndron shumë afër në këto momente të rënda).
Përpos kësaj, Lulzimi është dashur ta reduktojë edhe numrin e stafit të tij, për shkak të rrethanave të krijuara, ndërsa ai nuk mund ta paramendojë se si do të funksionojë gastronomia me maska mbrojtëse apo pajisje tëtjera kundër virusit, kur gjatë konsumimit ato duhet të hiqen e sërish të vendosen, si do ta rregullojë shijen e ushqimit kuzhinieri po që se bart një maskë mbrojtëse?
Lulzimi është pesimist se gastronomia e natës do të mund të funksionojë sikur më parë. Ai është shumë i prekur nga masat e kufizimit dhe brenga e tij është se rregullisht flitet për ndonjë ndihmë në këtë sferë, por për fat të keq, deri më tani premtimet nuk realizohen ashtu siç i proklamon politika austriake. „Se çfarë do të ndodhë më vonë, do të shohim“, përundon Lulzim Fejzullahi.