Politikanja shqiptare nga Zvicra rrëqeth me fjalët e saj gjatë vizitës në Kosovë

Date:

Mendoj që çdo mërgimtar e ndjen vetveten njësoj si unë…

Ditën kur u nisa për në vendlindje e prita me një gëzim të papërshkruar. Prej gëzimit të mash, as gjumi nuk më zuri. Bile-bile edhe si femër, asgjë nuk m`u dukën 20 orë duke vozitur vet veturën… me kafe turke, me çokollada zvicerane, me dhurata të ndryshme në veturë u nisa drejt Kosovës… Por si çdo pushim që ështe i përmbushur më gëzime dhe hidhërime..ende nuk e di e di se çka do më pret gjatë pushimit 2021… Më mungonte aroma e Kosovës – më mungonin temperaturat e larta – por fillova t`o kërkoj edhe mashtrimet në Kosovë – rryma që ndalet edhe në vitin 2021 ështe e domosdoshme… edhe uji u ndal – vazhdojmë – pagesa sekuritasve, KEK-ut, xhamisë etj. Të gjitha i zbatova .. me një çantë si refugjate erdha në vendin tim, ku prap je „Auslanderi“ e që më dhemb… Erdha 20 orë rrugë dhe të gjitha obligimet i kreva vëtem te jem në vendin tim…afër familjes sime.. që si fëmijë u argëtova në shum vende – që sot i vizitoj dhe e kujtoj kohën e vjetër… por edhe pse me vite isha në shkollë dhe me vite nuk pata kohë ta shijoj jetën si disa e disa.. që prap dëgjoj ankesa pse ne që jetojmë në mërgim – i shijojmë pushimet ose veturat etj. Ne jemi në mërgim, ne jemi 2 javë ditë në Kosovë – dhe ne ato dy javë jemi të mbushur me dasma, gëzime dhe hidhërime..Por këto nuk mund t`i kuptojë askush ashtu sikurse mërgimtari! Vështirë ështe kur i sheh njerëzit – që ndoshta në vitin tjetër nuk do të jenë pranë…dhe nuk do ta kesh fatin t`i thuash lamtumirë.. Ndryshojmë… shkova pak nga varrezat dhe ecja edhe pse nuk i njoha, prap më dha një vëmendje – edhe unë do të flija një ditë bashkë me juve – sepse kjo jetë është sfida-sfida…i shikova datat e lindjes dhe lukthi filloi të më dhemb.. edhe pse personalisht njihem si vizitore e varrezave kur më jepet rasti – sepse është shenjë respekti, edhe pse si njoha t`ua këndoj një lutje…por mendja prapë më thotë dhe prapë do të mbulohem vetëm me nji çarçaf në banesën e fundit… dhe do të jem njësoj. Qka mbeti? Vetëm zhurma e njeriut – vizitat që i bëra gjatë pushimeve – atyre personave që ju dhash përkrahje – dhe në fund paketova valixhen dhe me lot në sy gjendem në rrugë dhe i them lamtumirë Kosovë, të pafsha prap në motmot! Më fal vendi im, që prap më duhet të iki dhe ta kthej shpinën – por dikur to të jem banore e ytja përgjithmonë! Huazuar nga postimi i autores në profilin e saj në Facebook. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...