Shefi turk mahnitë botën: Ua fali punëtorëve nga 200 mije euro

37 Lexime

Kompania gjermane Lieferheld, e ka blerë firmën turke „Startup Yemeksepeti“. Për bashkëpunëtorët e Startup ky është një lajm dëshpërues. Por, jo edhe në Turqi: Shefi turk i firmës, Nevzat Aydin tashmë ua ka mbushur çantat bashkëpunëtorëve të tij.

 

 

Për momentin, Nevzat Aydın është me siguri shefi më i dashur në Turqi. Themeluesi ia ka shitur startupin e tij „Startups Yemeksepeti“, kompanisë gjermane Lieferheld për 533 milionë euro.

 

 

Një pjesë të të hollave, Aydini ua ka ndarë 114 bashkëpunëtorëve të tij: Rrafsh 24 milionë euro ua ka ndarë, që për secilin bashkëpunëtorë do të thotë 214.000 euro për person.

 

 

Këtu bëhet fjalë për shuma neto parashë, pasi Aydini paraprakisht e kishte paguar tatimin. Bashkëpunëtorët kanë reaguar në mënyrë të ndryshme: „Disa qanin, disa bërtisnin, disa më shkruan letra falënderuese“, ka deklaruar Aydini për të përditshmen turke „Hürriyet“, njofton „Shtegu.com“. Fati i papritur i punëtorëve është aq më i madh, nesë merret parasysh fakti se rroga mujore për një punëtor në Yemeksepeti ka qenë 1.300 euro, pra ai ua ka paguar rrogat përnjëherë për 14 vite punë.

 

 

Kjo periudhë është aq e gjatë sa edhe koha që punëtorët më besnikë kishin filluar të punojnë në Yemeksepeti. Firma ishte themeluar para 15 vitesh. Aydini është i lumtur që ka shitur firmën dhe që bashkëpunëtorët e tij ishin pjesë e gëzimit të tij, por ai nuk ngurron të thotë: „Po të prisnim edhe një vit, do t`i kisha paguar edhe më shumë. Por, unë jam krenar që në vitet e kaluara bëra një fitim nga 300 në 500 milionë euro“.

Përmes Yemeksepetit është bërë furnizimi i ushqimit, të cilin klientët e kanë porositur. Aktualisht, gjatë ditës në Startuo blejnë rreth një milionë turq, ndërsa brenda muajit bëhen tre miliona porosi.