Shaqiri nuk është radikalist, por super yll shqiptar i futbollit

54 Lexime

Të gjithë e pamë se si super ylli kosovar Xherdan Shaqiri ia shtërngoi dorën imamit nga Prishtina, Shefqet Krasniqit. Kjo ndodhi gjatë pushimit të tij në Kosovë.
Fotoja kishte shkaktuar reagime të shumtë në mediet shqiptare. Arsyeja: Shefqet Krasniqi është i kontestueshëm, pasi gjatë vitit të kaluar ishte arrestuar. Së bashku edhe me 14 islamistë të tjerë të dyshuar, për shkak të dyshimit të terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes ndërfetare, ai ishte arrestuar, por shumë shpejt u lirua.
Por, përse ai u shfaq papritmas në anën e Xherdan Shqirit, ka parashtruar pyetjen e përditshmja zvicerane „Blick“?
Mesfushori kosovar i cili njëherit është edhe lojtar i Interit, ka deklaruar: „Sikurse edhe çdo tifoz tjetër, edhe ai erdhi tek unë dhe më luti për një foto. Në Kosovë kjo më ndodhë shumë shpeshë dhe unë jam i gatshëm t`i përmbushi kërkesat. Një gjë të tillë e bëra edhe në këtë rast, pasi jam i edukuar për mirësjellje dhe një imam kujdesej për mua. Do të ishte një akt i vrazhdë po ta refuzoja kërkesën e tij“.
Dihet më se Shaqiri është mysliman. „Ashtu si edhe tërë familja, një mysliamn normal. Gjithçka radikale ëhtë e huaj për ne“.
Mediet shqiptare kanë raportuar gabimisht lidhur me kinse ftesën që ia ka bë imami. Mëtutje, Shaqiri spjegon: „Unë nuk mund ta verifikoj çdo njeri me të cilin bëj foto, nëse ka qenë i dënuar apo jo“.
Pas tollovisë me foton, Shaqiri tashmë e ka përfunduar pushimin dhe një pjesë të kohës së tij do ta kalojë me familjen e tij në Augst BL të Zvicrës.
Gjatë fundjavës, ai përsëri do të shkojë në Milano, për fazën përgatitore tek Interi. Atje, ai dëshiron të startojë sipas mundësisë, me sukses, ashtu si në ndeshjen e fundit kundër Letonisë, kur ia siguroi fitoren Kombëtares zvicerane.
Në postimin e tij në Facebook, mes tjerash Shaqiri ka shkruar: „Atë që më së shumti e mohoj, janë njerëzit, të cilët pa ljen time popullaritetin tim e shfrytëzojnë për interesa të tyre personale dhe mediet të cilat pa ndonjë arsye mundohen të nxisin urrejtje ndërnjerëzore“.