Klipi i Shaqirit në „Telegrafi.com“ u shpërnda më tepër se 1.600 herë

Date:

Klipi i Xherdan Shaqirit, i shndërruar si trajneri plak Hansueli Strasser, në Youtube ka arritur tashmë në më shumë se një milion klikime.
Lidhur me këtë klip, kanë informuar edhe gazetat e njohura „Corriere della sera“ dhe „La Gazzetta dello Sport“.
Edhe në Evropën Lindore, videoja ka krijuar kënaqësi të mëdha. Në faqen shqiptare të „Telegrafi.com“, videoja është shpërndarë mbi 1600 herë.
Edhe në Gjermani, „Abendzeitung“ dhe „Bild.de“ kanë informuar për ish lojtarin e Bayernit.
„Mirror“-i anglez e ka përgëzuar këtë aksion si një veprim shumë të qëlluar: „Gjuajtje të fuqishme të Shaqirit“, shkruan kjo gazetë. Lidhur me aksionin, në Spanjë kanë informuar „Marca“ dhe Mundo Deportivo“. Edhe në Francë, Çeki dhe Kroaci, videoja ka qenë temë e artikujve në shumë medie.
Po ashtu në SHBA videoja ka pasur sukses. Shaqiri mund të shihet edhe tek „Sport Illustrated“ dhe „ESPN.com“, si dhe në gazetën peruane „Libero.pe“ apo faqe të ngjashme në Meksikë.
Nuk është çudi e madhe që videoja është shfaqur edhe në Malezi, Japoni, Kore dhe Afrikë.
Natyrisht se për një popullaritet kaq të madh është përkujdesur edhe Shaqiri personalisht duke e shpërndarë videon e tij në faqen e Facebookut dhe Twitter, për tifozët e tij.
Klipin e ka organizuar e përditshmja zvicerane „Blick“, në kuadër të aksionit të lexuesve „Blick ua plotëson dëshirat“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...