Shakohoxha do t’i komentoj derbit e FC Shkupi

Date:

Kthimi në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe paraqitja e mrekullueshme në javën e parë të kampionatit të Maqedonisë kundër Vardarit, ka bërë që Shkupi për shkurt kohë të bëhet ndër ekipet që më së shumti është përfolur në javët e fundit.

Për Shkupin kishin mësuar edhe dy gazetarët më të famshëm sportiv, ata që i dëgjojmë dhe i shikojmë për çdo ditë përmes transmetimeve të ndryshme përmes Supersport në platformën e Digitalb. Dritan Shakohoxha dhe Ylli Aga, të enjten kanë qëndruar në Shkup për të takuar kryetarin e FC Shkupi, trajnerin Zekirija Ramadani, ndërsa pritje i kishte bërë edhe i pari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.
Duke u njoftuar me historinë e lavdishme të klubit, për atë se Shkupi është më shumë se një klub, e që është lidhja e trekëndëshit Tiranë, Prishtinë Shkup, miqtë nga Tirana janë ndarë të kënaqur nga pritja. Në takim u diskutua edhe për një bashkëpunim të mundshëm në mes FC Shkupi dhe Supersport, për transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjeve derbi.

Në shenjë mirënjohje kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi i dhuroi një fanelë të klubit Shakohoxhës, i cili mes tjerash tha se për te do të jetë nder ta ketë këtë fanellë në koleksionin e tij. /Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...