LAJM I FUNDIT: Gjenden katër kufoma në një humnerë në Neuchatel
Sipas të gjitha gjasave, gjatë ditës së sotme (e premte), në Kantonin Neuchatel është zhvilluar një dramë familjare. Në humnerën Creux-du-Van, në kufirin në mes të të Francës e Zvicrës, janë gjetur kufomat e një burri dhe dy fëmijëve, ndërsa disa qindra metra më larg, është gjetur edhe trupi i pajetë i një gruaje, thuhet nënjë kumtesë të policisë zvicerane.
Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për rast të njëjtë, ndërsa sipas gazetës franceze „L’Est Républicain“, babai dhe fëmijët janë nga qyteti Pontarlier, kurse gruaja e vdekur nuk ka të bëjë asgjë me ta. Gjithnjë sipas kësaj gazete, nëna e fëmijëve ende nuk është gjetur dhe ajo supozon se bëhet fjalë për vetëvrasje. Humnera e lartpërmendur është vend i njohur për ata të cilët bëjnë vetvrasje.
Rreth orës 18.00 policia në Neuchatel ka paraparë të mbajë një konferencë shtypi për të paraqitur të dhënat e deritanishme të këtij akti misterioz.