Dymbëdhjetë patrulla policore zvicerane ndjekin katër shqiptarë

Date:

22:04:13                  2016-08-25

 

 

 

 

Pas një plaçkitjeje në Bergdietikon të Zvicrës, policia ka arrestuar katër plaçkitës shqiptarë, duke i falënderuar një informate nga popullata.

 

 

 

Një banues i Bergdietikonit, e kishte informuar policinë zvicerane se i kishte parë katër persona të dyshimtë. Për një kohë shumë të shpejtë, dymbëdhjetë patrulla policore nga Wettingen-Limmattal dhe Badeni, u lëshuan pas tyre, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Ata arritën të gjejnë një veturë karvan të braktisur me autotarga shqiptare, ndërsa pak më larg i hetuan edhe katër shqiptarët të cilët i arrestojnë menjëherë.

 

 

 

Policia ka vërtetuar se paraprakisht, në Bergdietikon ishte kryer një plaçkitje, në një ndërtesë banimi, ndërsa më pas janë paraqitur edhe raste të tjera të plaçkitjes në rrethinën e Bremgartenit.

 

 

 

Sipas policisë zvicerane. ekziston dyshimi se shqiptarët e moshës 21-, deri 27-vjeçare pa vendbanim të përhershëm në Zvicër, janë turistë kriminelë. Prokuroria e Badenit ka filluar hetimet lidhur me rastin, duke lëshuar urdhërarrest për shqiptarët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...