Serbi dhe kosovarët i këmbejnë kutitë e duhanit

Date:

Një serb dhe një kosovar ishin grindur në vitin 2012, ndërsa tre vite më vonë, ata i varrosën shpatat.

 

 

Një marrëveshje sado e keqe, mund të jetë më e mirë se një proces gjyqësor i mirë. Ky është leksioni të cilin e mësuan një serb dhe dy vëllezër kosovarë, të mërkurën e kaluar në Gjykatën vendore të Yverdon-les-Bains në Zvicër, shkruan „20 Minutes“, transmeton „Shtegu.com“.

 

Treshi në fjalë ishte grindur në muajin shtator të vitit 2012 në Payerne të Zvicrës, pas përfundimit të një ndeshje të juniorëve në futboll, kur një lojtar ishte shtrirë përtokë, duke u ankuar për dhimbje në gjoks. Menjëherë ishte shkaktuar mosmarrëveshja midis dy prindërve, një serb rreth të dyzetave dhe një kosovari temperament.

 

Me shpinë të kthyer, si në fushën e gjelbër, po ashtu edhe në spital, tre protagonistët u gjendën përballë gjykatësit zviceran, Stéphane Parrone. Ai u propozoi që të tërheqin akuzat në mes vete dhe t`i këmbejnë kutitë e duhanit. „Ju jeni për çdo ditë në fushën e gjelbër me fëmijët e juaj. Tani, shfletojeni një faqe tjetër“, i kishte këshilluar juristi me përvojë shumëvjeçare.

 

Vetëm intervenimi i spektatorëve u kishte ndihmuar që të shpëtojnë nga më e keqja. Njëri nga vëllezërit kosovar kishte marrë një shufër hekuri nga vetura e tij, përderisa në vendngjarje vjen edhe vëllai i tij i alarmuar nga një thirrje telefonike. Serbi i shashtrisur arrin të fshihet në zhveshtore, i shoqëruar nga futbollistët e rinj.

 

Në këtë rrëmujë, kosovari e thyen një xham të zhveshtores në kërkim të serbit, por në ndërkohë arrin policia dhe serbi i fshehur paraqitet në skenë. Me këtë rast, vëllezërit e kërcënojnë me vdekje, ndërsa njëri nga ta ia grisë fanellën në trup.

 

Bilanci i zënkës: Njëri nga kosovarët ka pësuar thyerje të hundës, ndërsa edhe serbi ka pësuar lëndime në hundë. Njëri ishte dërguar për kurim në spitalin e Payernit, ndërsa tjetri në Yverdon.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...