Kosovari i shkakton lëndime shtetasit maqedonas në stilin e Zidanit

Date:

Në një qendër strehimi në Freiburg të Gjermanisë, në rrugën „Hammerschmiedstrasse“ është shkaktuar një zënkë në mes dy personave, me ç`rast njëri e ka goditur me kokë tjetrin. Me këtë rast, njëri nga pjesëmarrësit është lënduar.

 

Sipas një komunikate të policisë gjermane për të cilën informon „Badische Zeitung“, ndërsa transmeton „Shtegu.com“, zënka kishte filluar rreth orës 18.00 të së shtunës, në një qendër strehimi në „Hammerschmiedstrasse“ në Freiburg.

Një kosovar 28-vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore një shtetasi 41-vjeçar maqedonas, duke e goditur me kokë në fytyrë. Shteasi maqedonas menjëherë është dërguar në spitalin më të afërt të qytetit, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

 

Kosovari kishte deklaruar se sulmin e ka kryer në vetëmbrojtje, pasi paraprakisht kishte qenë i sulmuar nga shtetasi maqedonas. Hetimet për ndriçimin e plotë t ërastit janë duke vazhduar nga nëpunësit e stacionit policor Littenweiler.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...