Sarkozy i krahason refugjatët me ujërat e zezë

Date:

Përderisa Maqedonia ua lehtëson kalimin transit refugjatëve, ish presidenti francez Nicolas Sarkozy përkujdeset për jehonë negative ndaj refugjatëve. Me siguri se te Sarkozy ekziston ndjenja për të krijuar disponim tek mjetet e informimit dhe egoja e tij tashmë nuk paraqet ndonjë befasi. Si duket, ai ka dashur t`i bëjë konkurrencë të djathtës ekstreme „Front National“, kur gjatë një fjalimi para republikanëve të vet, refugjatët i krahasoi me ujëra të zezë.
„Në një shtëpi ka një gyp i ujërave të zezë, i cili papritmas shpërthen dhe ujërat e zezë zgjerohen nëpër kuzhinë. Instaluesi thotë: gjysmën do ta ndalim në kuzhinë, një të katërtën në dhomën e fjetjes, një të katërtën tjetër në dhomën e ditës dhe nëse kjo nuk mjafton, ngelet edhe dhoma e fëmijëve“.
Me një krahasim të tillë, Sarkozy ka kritikuar planet e BE-së për kuotën e mesme të shpërndarjes së refugjatëve nëpër vendet anëtare të BE-së. Reduktimi i refugjatëve për të është qëllimi parësor. Mendim të ngjashëm kanë kryesisht edhe vendet e Evropës Lindore, të cilët nuk e kanë për obligim shpërndarjen e tyre.
Parlamenti i Maqedonisë, kohë më parë e kishte miratuar një ligj me të cilin refugjatëve u mundësohej lehtësimi i udhëtimit transit nëpër vend, në destinacionin për në BE. Në vend se me biçikletë apo në këmbë të arrijnë në Serbi, atyre u lejohet që të udhëtojnë me autobusë dhe trenë, shkruan „Der Standard“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...