Punë shumë e rëndë me mbi 80 mentalitete
Që nga themelimi i saj, Marianne Kilchenmann është duke udhëhequr Organizatën „Sans-Papiers“ (Pa letra) në Bernë të Zvicrës. Me një valë të re të solidaritetit ajo nuk llogaritë më
Ai i cili angazhohet për të huajt pa leje të qëndrimit në Zvicër, nuk ka shumë arsye për të festuar. Një gjë të tillë e ka të qartë edhe Marianne Kilchenmann, udhëheqësja e Këshillimores nga Berna e Zvicrës, „Sana Papiers“. Qëllimi i klientëve të saj për të fituar një leje të rregullt qëndrimi në Zvicër, me përpjekjet e këshillimores, janë shumë të ralla, deklaron ajo për të përditshmen zvicerane „Der Bund“. Ndoshta kjo qendër këshilluese e kishte marrë parasysh angazhimin e saj dhjetëvjeçar, për t`ia organizuar në qendër të Bernës një drekë dhe disa çaste muzikore, sa për t`i përkujtuar se ekzistojnë edhe kohë më të mira.
Kilchenmann kishte marrë pjesë qysh në themelimin e këshillimores. „Që atëherë, situata e atyre pa letra është përkeqësuar“, pohon ajo. Njëra ndër arsyet është kyçja e Zvicrës në hapësirën e Schengen-it. „Tashmë, edhe në relacionin Bernë-Spiez me tren, refugjatët mund të hasin në doganierë. Edhe përpjekjet e përforcuara për të frenuar `punën në të zezë`, i kanë ndjerë ata pa letra. Aktualisht punëdhënsit janë shumë më të kujdesshëm për të punësuar persona pa dokumentacion“. Por, edhe qëndrimi i popullatës kohëve të fundit ka ndryshuar. „Vala e solidaritetit e cila ekzistonte para dhjetë vitesh, aktualisht është e paparamendueshme“.
Përpos skepticizmit të rritur kundrejt migrantëve, tek personat pa letra është duke ndikuar edhe një pasqyrë mashtruese. Kilchenmann pohon: Tek ata pa letra, në radhë të parë bëhet fjalë për personat të cilët në Zvicër vijnë pa pasaportë, në mënyrë që të vështirësohet kthimi i tyre. „Pa letra janë thjeshtë, njerëz pa leje të rregulluar qëndrimi“.
Këshillimorja „Sana Papiers“ ishte themeluar pas ndërrimit të mijëvjeçarit. Në atë kohë, refugjatët i kishin okupuar kishat për të tërhequr vëmendjen e opinionit. Në krahasim me ditët e sotme, bëhej fjalë para së gjithash për ish stinorët nga shtetet ballkanike dhe Turqisë, lejet e qëndrimit të të cilëve u kishte kaluar afati. „Tek popullata dominonte bindja se këta persona kishin kontribuar për mirëqenien e Zvicrës dhe kishat kishin shprehur gatishmërinë që këshillimoret t`i përkrahin me shuma të mëdha të hollash.
Edhe më tej, një të katërtën e të hollave, këshillimorja e pavarur e pranon nga kishat. Tashmë klientët nuk janë më nga Ballkani, por nga vendet e Amerikës Latine, Azia, Magrebi dhe Afrika. „Viteve të fundit kemi zhvilluar 2.000 seanca këshilluese, për klienta nga mbi 80 shtete“. Edhe pse vetëm një pakicë e tyre e kanë pranuar ndonjë leje qëndrim të rregulluar, së paku këshilliopmrja ua ka bërë më të lehtë përditshmërinë refugjatëve.
Ajo u ka ndihmuar në paraqitjen e kërkesave më të rënda, ka ndërmjetësuar avokatë, rregullimin e çështjes arsimuese të fëmijëve, ka shoqëruar proceset e martesave etj. „Humanizim i një jete reale“, shton Kilchenmann.
Në lidhje me këtë, kritikët ankohen se kjo do të ndikojë në dëmtimin e politikës së refugjatëve dhe politikës së huaj të Qeverisë zvicerane. Qëllimi i tyre është që personat pa letra, sa më shpejtë të lëshojnë territorin e Zvicrës. Nga ana tjetër, Kilchenmann pohon se „personat të cilët kanë trokitur në derën e `Sans Papiers`në të shumtën e rasteve nuk janë kthyer nga Zvicra. Përndryshe nuk do të ishin kohë të gjatë më këtu“.
Këshilliomrja angazhohet edhe në aspektin politik. „Ne po angazhohemi që një person pa letra të mund të bëjë një praktikë. Disa raste për të festuar më shumë, me siguri se nuk do të sjelin dëm“, përfundon ajo.