Aktuale.mk: A po tenton Kim Mehmeti të imitojë Velija Ramkovskin?
Ndërsa, të gjithë flasin për një konkurencë apo “luftë” lideri në “Besa”, ku pretendohet në involvimin e publicistit dhe “shkrimtaromadhit”, (që merret me analiza politike) Kim Mehmeti, nuk po ngopet me kaq.
Abdylakim (Kim) Mehmeti, i vetëquajtur shkrimtar dhe analist i parapaguar, tani po heq maskën dhe po tenton të imitojë Velija Ramkovskin duke u sjell si “feudal i madh” i disa mediave shqipe dhe të ushtrojë ndikim të tij nëpërmjet reketimit të politikës?
Pra, ai të le përshtypjen për veprim të fshehtë dhe propagandë nëpërmjet portaleve të këtij “nënqielli”, Almakos, lajmpress, ndikimit mediatik në Top chanel, teksa kjo nuk përfundon me kaq.
Edhe Kimi ka punuar si gazetarë për shumë vite, qëllimi i tij ka qenë kritika qoftë vend e pa vend, por epshet e tij nuk u ndalën me kaq, pretendimet e tij shkojnë edhe deri atje saqë ai t’u gjejë çare edhe djemve të tij, njërin djalë tanimë e ka të rreshtuar krah “Besës” dhe tjetrin në Lëvizjen për reforma të Ziadin Selës?
Madje, defilimet i tyre në subjektet e caktuara i kemi parë gjatë gjithë kohës, bile të shpalosura edhe nga vetë portalet tek të cilat Kimi ka “gisht”.
Pra, flirti i Abdylakim (Kim) Mehmetit këtu duket se nuk është i rastësishëm. Sepse ai për të “ushtruar pushtet” vetëm në mediat e portalet e apostrofuara, “atë tanimë sikur dëshron ta shtrijë edhe përtej kufirit qoftë edhe përmes makinerisë propaganduese të Soros-it”.
Të dish a të mos dish, të shkruash apo të mos shkruash, e të shkruash e mos të të lexoj njeri, kjo është ҫështja! Si duket të njëjtin fat e ka edhe Kimi. Ai po hidhet si një nga shkrimtarët më me nam, por shumë gjenerata nuk e njohin, jo si figurë, por nuk i njohin veprat e tij. /Aktuale.mk/