Rusët rrahin një familje shqiptare në Gjermani

Date:

Mbrëmjen e së premtes, disa persona e kishin sulmuar një familje shqiptare në qendrën e strehimit në Fichtelberg (rrethina Bayreuth) të Gjermanisë, me ç`rast është lënduar bashkëshorti 30-vjeçar. Tani, policia gjermane ka arrestuar dy shtetas rusë.

 
Sipas informatave të para nga një komunikatë e policisë gjermane, të cilën e transmeton „Shtegu.com“, mbrëmjen e vonë të së premtes, një grup personash është vënë në kërkim të një familjeje treanëtarëshe në një qendër stehimi, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesën e lartë të trupit një shqiptarit 30-vjeçar. Ai është dërguar në spitalin lokal ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

 

 

Sulmuesit e kishin sulmuar edhe bashkëshorten e tij 24-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat është përkujdesur mjeku kujdestar. Sulmuesit janë arratisur menjëherë, ndërsa policia gjermane ka arrestuar dy rusë nga qendra e strehimit. Ata janë të moshës 24 dhe 37-vjeçare, thuhet në komunikatën e policisë gjermane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...