Gjermanët të gatshëm për të ndihmuar fëmijën nga Maqedonia

Date:

Ende pa i mbushur vetëm dy vite, ndërsa i sëmurë për vdekje: Fëmija i vogël shqiptar, Jasini nga Grenzach-Wyhlen i Gjermanisë, ka nevojë për një donacion të shërimit të palcës së eshtrave. Shumica e gjermanëve kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar, ndërsa tani ka filluar një aksion i madh për tu regjistruar, shkruan „Badische Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Kërkimi për një donator të shërimit të palcës së eshtrave për Jasinin e vogël është duke vazhduar: Nën patronatin e kryetarit të komunës, Tobias Benz, Qendra gjermane e të dhënave për shërimin e palcës së eshtrave (DKMS) ka paraparë një aksion që do të mbahet më 18 tetor në „Hochrheinhalle“, për të ndihmuar fëmijën një vjeç e gjysmë shqiptar, i cili është duke vuajtur nga një defekt i rrallë imunitar. Janë paraparë edhe aksione të shumtë me të cilët do të tubohen të hollat e nevojshme, si psh edhe organizimin e tregut nëpër rrugë, në Basler Strasse, prerja e folkëve etj.

 

 

Gatishmëria për ndihmë është e madhe, ndërsa e ëma, Adisa Asani, nga brengosja e madhe, nuk ka ndonjë pasqyrë se si mund të përfundojë aksioni.

 

 

Të ardhurat nga këto aksione do ti dorëzohen DKMS-së, ku janë duke ndihmuar edhe shumë të afërt të familjes së Jasinit.
Me këtë rast, kryetari i komunës ka deklaruar: „Është shumë me rëndësi t`i jepet kujdes aksionit, i cili do të jetë në shërbim edhe të nevojtarëve të tjerë, të cilët mund të përfitojnë nga grumbullimit i të ardhurave“.

 

 

Për t`i ndihmuar Jasinit të vogël, në DKMS duhet të regjistrohen sa më shumë bashkatdhetarë nga Maqedonia, pasi është e mundur që karakteristikat e indeve të tyre të përputhen më mirë, ndërsa donatorët gjermanë nuk do të kenë nevojë të ndërhyjnë.

 

 

Jasini është duke vuajtur nga një sëmundje kronike granulomatose, e cila nuk i mundësin jetë të mirë kualitative, si dhe e i ofron një jetë të shkurtër. Para se Jasini të shkojë tu bashkohet moshatarëve të tij për lojë, e ëma është e detyruar rregullisht ta dezinfektojë. Ai me gjithë dëshirë vrapon nëpër shportta e mbushura me rërë, por një gjë të tillë e ka rreptësisht të ndaluar për shkak të bakterieve të shumta, ka spjeguar e ëma e tij.

 

 

Llogaria e donacionit të DKMS:

 

 

Sparkasse Schopfheim-Zell, IBAN: DE54 6835 1557 0003 2997 99, BIC:, SOLADES1SFH, Stichwort: Jasin.
Termini për aksionin është:

Regjistrimi në DKMS, Sonntag, 18 tetor, nga ora 11.00 deri 16.00, Hochrheinhalle, Hutmattenstrasse 21, Grenzach-Wyhlen

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...