Rreziku që mund të vijë nga FaceApp

Date:

Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), FaceApp dhe të tjera aplikacione të krijuara në Rusi paraqesin një rrezik potencial të shërbimeve të spiunazhit. Këto komente të FBI-së janë bërë në një letër dërguar senatorit Chuck Schumer pasi ai kërkoi që të hapej një hetim në lidhje me aplikacionin, i cili u bë viral gjatë këtij viti. Më pas, përdorimi i tij shkaktoi debate në lidhje me privatësinë.

Komentet e FBI-së vijnë pas shqetësimeve të SHBA në lidhje me produktet që bëhen nga firmat teknologjike të huaja, të cilat mund të kenë rreziqe sigurie.

“Konsiderohet se çdo aplikacion ose produkt i ngjashëm i prodhuar në Rusi, si FaceApp, mund të jetë një kërcënim potencial i spiunazhit”, thuhet në raportin e FBI-së. Nuk ka pasur ende një reagim nga kompania Wireles Lab, e cila ka krijuar aplikacionin. Kompania e ka qendrën në Saint Petersburg dhe më herët ka thënë që nuk i ruan imazhet dhe nuk mbledh të dhëna nga përdoruesit./koha

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...