Rrëqethëse – Dy vëllezërit Berisha qajnë: Jemi invalid dhe kemi vetëm një dëshirë që të blejmë një ashensor për tu ngjitur në katin e dytë

182 Lexime

21:02:01              2016-05-11

 

 

 

Një rrëfim rrëqethës vjen nga Shkupi, nënlokja 80 vjeçare është duke ruajtur dy fëmijët e vet të cilët që nga fëmijëria janë invalidë të përjetshëm. Nënlokja Bedrie Berisha me lot në sy rrëfen ngjarjen prekëse, e cila që nga lindja e djemve e deri më sot i ka lënë një plagë të pashërueshme.

Ajo rrëfen se ka lindur 4 djem, të cilët që nga dita e parë e lindjes asnjëherë në jetë nuk kanë ecur në këmbë. Dy prej tyre janë të moshës mbi 40 vjeç të cilët ende çdo ditë bëjnë luftë për të mbijetuar dhe me ëndrrën që një ditë të ngriten në këmbë.

Dy djemt tjerë Ademi dhe Rushiti janë ndarë nga jeta në moshë të re për shkak të sëmundjes së rëndë. Nënlokja mezi flet për Zhurnal dhe tregon fatin e rëndë të cilin e kishte kapluar familjen Berisha nga sëmundja e rëndë “Distrofia”, e cila shkakton paralizë të këmbëve.

“Eh more bir, jeta ime është xhehnem. Nuk di çka tju foli, më së rëndi ishte kur i sheh fëmijët invalidë. Mua më lindën 4 fëmijë djem nga të cilët dy më vdiqën për shkak të sëmundjeve. Ka 10 vite që shumë vështirë e kam që të përkujdesem për dy djemt e tjerë, kam nevojë për një ndihmesë me angazhimin e ndonjë personi që do të përkujdeset të paktën për të larë dhe pastruar shtëpinë dhe rrobat e djemve sepse nuk jam në gjendje sepse edhe unë jam e sëmurë, kam probleme me këmbët, me frymëmarrjen dhe jam mbi 80 vjeçe dhe për hirë të Allahit nëse ka ende ndonjë njeri human që ndihmon, Allahi e shpërblevte kushdo qoftë ai”, me lot në sy ka rrëfyer këto fjalë nënlokja Bedrie Berisha e cila e pikëlluar dhe e mërzitur mezi fliste. Njëri nga djemtë e nënlokes Bedrie, Gani Berisha, thotë se dita e ditës ndjehet keq e më keq, ai spjegon se si çdo ditë përjeton tmerret e jetes së tij, sepse është i palëvizshëm dhe mosaktiviteti fizik ia shton dhimbjen.

“Jeta për mua është shumë e vështirë, kushte nuk kemi aq sa duhet. Tan dimrin unë e kaloj në shtëpi pa mos me dal fare jashtë të marrë ajër të pastër dhe ta shoh diellin me sy. Po të kisha mundësi që të hypi në katin e dytë të shtëpisë ka gjasa që ta shoh diellin dhe të ajrosem ndojher, ta ndjej pak ajërin, ta shoh dikend nga ballkoni, ndërsa këtu u ngujuar në dhomë nuk arrin ta shohish askend. Gjendja më vështirsohet dita ditës në çdo aspekt, tani po kam problem edhe me frymarrjen, gjumë nuk arrij të bëjë dot, ndërsa gjithçka shihet se me këtë sëmundje që e kam dita e ditës po bëhet jeta edhe më e pa përballueshme për mua”, u shpreh për Zhurnal, Ganiu me plot pikëllim duke apeluar  tek të gjithë njerëzit human që të kenë mëshirë ndaj tij,  duke e veçuar si nevoj elemntare vendosjen e një lifti në shtëpin e tij, sepse Ganiu gati 8 vite nga ndërtimi i shtëpisë ai akoma nuk ka arritur ta shoh katin e dytë të shtëpisë së tij.

Nga ana tjetër, djali tjetër i nënlokës Bedrie, Abaz Berisha, thotë se duke pasur parasysh faktin se kjo sëmundje që ka ai dita ditës përkeqësohet, ai me lotë në sy thotë se ka nevoj që ti mundësohet përmes ushtrimeve të ndryshme fizike që ti çlirohen muskujt sepse tërë ditën duke ndejtur ulur në një vend, thotë se muskujt shtangen dhe shkaktojnë dhimbje të padurusheshme.

Ndryshe shtëpia e familjes Berisha, gjendet në lagjen e Gazi Babës në Shkup, në rrugën Bajram Shabani, nr.12.

Agjencia e lajmeve Zhurnal, apelon gjithë njerëzit humanë dhe shpirtmirë, që brenda mundësive të tyre të shprehin gadishmëri për tu ndihmuar dy pjestarëve të familjes Berisha të cilët që nga lindja e tyre janë në gjendje të vështirë shëndetësore dhe të palëvizsshëm. Edhe ata sikurse çdo njeri i rëndomt dëshirojnë që të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe siç thonë ata ta shijojnë jetën të paktën duke lëvizur me më lehtësi.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal me seli në Shkup i informon të gjithë qytetarët human se është përgjegjëse për të mbledhur mjete financiare për tju siguruar një ashensor familjes Berisha nga Shkupi.

«..Për më tepër informacione 00389 78 277 320..»     (Zhurnal.mk)