Radari fotografon një papagall, policia gjermane nuk e ka idenë se ku t`ia dërgojë dënimin

Date:

22:06:07            2016-05-12

 

 

 

 

Ende nuk është e qartë se kush mund të jetë frikësuar më shumë, papagalli në fluturim që u ndriçua nga radari, apo policia gjermane e cila në foton e radarit është dashur të hetojë pas kundërvajtësit të shpejtësisë?

 

 

 

Policia në Rheinland-Pfalz ka regjistruar një papagall si kundërvajtës i shpejtësisë. Gjatë një kontrolli të shpejtësisë në Zweibrücken të Gjermanisë, policët mbetën të shtangur nga ndriçimi i radarit, edhe përkundër faktit se në afërsi nuk kishte ndonjë veturë, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Sipas informatave policore, në foton e radarit është vërejtur qartë se kundërvajtës i shpejtësisë ka qenë një zog i imët në fluturim.

 

 

 

Gjatë kësaj, papagalli e kishte tejkaluar shpjetësinë në fluturim të ulët me 43 kilometra në orë, në vend të 30 kilometrave të lejuar, me ç`rast kamera ishte vënë në funksion. „Se ku do t`i dërgohet dënimi prej 15 eurosh papagallit, ende mbetet e paqartë“, thuhet në një raport policor.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...