Rrëfimi tmerrues i gazetarit francez nga sulmet terroriste në Paris
Julien Pearce është gazetar në TV frankofon Europa 1. Për mbrëmje ai kishte rezervuar një biletë për koncertin, pasi një grup nga Kalifornia është dashur të performojë në klubin parizien „Bataclan“. Pearce ishte i kënaqur që me disa shokë po e lë javën pas. Por, e tërë kjo u shndërrua në një makth, pasi salla e koncertit ishte epiqendër e sulmeve terroriste në Paris.
Ai, personalisht kishte qenë shumë afër skenës, i kishte deklaruar TV amerikan CNN, njofton „Shtegu.com“. Zhurma në sallë ka qenë e madhe dhe paprtitmas dëgjohen eksplodime. „Shikuam përreth dhe i pamë sulmuesit“, pohon Pearce. „Ata filluan të shtinë në turmën, ndërsa të gjithë filluan të bërtasin e të qajnë“.
Ai, miqtë e tij dhe shumë vizitorë të koncertit, përnjëherë janë shtrië në tokë duke kërkuar mbrojtje: „Ishte një panik i jashtzakonshëm. Dy nga sulmuesit arrita t`i shoh. Ata kishin kallshnikovë, rrobe të zeza dhe pa maska. Askush prej tyre nuk ka bërtitur, as ‚Allahu Akbar‘ apo diçka të ngjashme. Ishin të qetë dhe thjeshtë shtinin mbi njerëz“.
Sulmi kishte zgjatur rreth 10 minuta, ndërsa ai kishte arritur t`ia shohë fytyrën njërit prej tyre, për disa sekonda. „Ishte shumë i ri, 20, ndoshta 25-vjeçar. Thjeshtë, ai dukej shumë normal. Por, ai kishte një kallashnikov dhe shtinte në njerëzit përtokë. Ai vërtetë ekzekutonte, ishte një gjakderdhje e vërtetë“.
Edhe sulmuesit e tjerë kanë qenë të vendosur. Por, dy nga ta është dashur të rimbushin armët, tre herë, ndoshta katër herë. Këtë rast, gazetari e shfrytëzon për të ikur, duke gjetur një dalje nga salla.
Edhe para daljes nga salla, situata ka qenë e tmerrshme, ka rrëfyer më tej Pearce. Kufoma, të lënduar rëndë. „Me siguri i kam parë rreth 20 kufoma“. Rrugës për të dalur jashtë, ai kishte parë një grua të re, që ishte vendosur në një kënd. „Me siguri kishte disa plagë në këmbë nga plumbat, pasi kishte gjakderdhje të madhe“. E zvarrit disi deri në rrugë dhe tani nuk ka njohuri nëse ajo ende është e gjallë. „E futa në një taksi, ndërsa vozitësit i thashë se urgjentisht duhet ta dërgojë në spital“.