„Romeo e Xhulieta“ kosovare brengosin francezët

Date:

Tek Rama 22-vjeçare dhe Fatoni 25-vjeçar, dashuria është mbi të gjitha. Tashmë dy vite, kosovarët e rinj janë arratisur nga Mitrovica, vendlindja e tyre, për t`iu shmangur kërcënimeve të familjes së vajtzës së re. Të afërmit e saj nuk e kanë akceptuar jetën e tyre idilike duke i kërcënuar me jetë, shkruan e përditshmja franceze „La voix du Nord“.
„Është një histori e ngjashme mes `Romeos e Xhulietës`“, ka spjeguar Jean-Pierre Mougel, avokat francez, i cili i ka dalë në ndihmë çiftit të ri për të rregulluar qëndrimin në Francë. Në veri të Kosovës, në Mitrovicë, babai i Ramës me prejardhje nga një familje e pasur, nuk ka pranuar që e bija e tij të bie në dashuri me Fatonin, një djalosh nga një rang më i ulët social. Nga muaji gusht, e deri në tetor të vitit 2012, ajo, nga prindërit i ishte premtuar një burri shumë më të vjetër e më të pasur, me ç`rast ka qenë edhe e rrahur që të pranojë fatin e imponuar. Por, më 7 tetor, ajo ishte bashkuar me Fatonin duke u shpëtuar kërcënimeve, ndërsa në janar të vitit 2013 ishin arratisur për në Francë. Nga idila e tyre ka lindur edhe një djalë që tashmë është i moshës mbi njëvjeçare.
Çifti betohet se po të kthehet në vendlindje, do të kërcënohej përsëri nga familja e Ramës, kështu që ata kërkojnë statutin e refugjatit në Francë.
Rama dhe Fatoni kanë sjellë disa dëshmi se ndaj tyre është ushtruar presion: Një certifikatë të policisë e cila dëshmon se vajza e re ka ngritur kallëzim penal për rrëmbim dhe dhunë, një letër nga daja i Fatonit i cili dëshmon se i ka fshehur të rinjtë para se të arrtisen etj. Por, këto dëshmi nuk mjaftojnë për kërkesën e tyre për strehim pranë Gjykatës nacionale për të drejta e azilit në Paris, ndërsa një kërkesë e tillë ishte refuzuar edhe nga l`OFPRA (Zyra për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi).
„Franca bën dallim në mes të një refugjati politik dhe një refugjati i cili është arratisur i kërcënuar nga një hakmarrje private“, spjegon avokati. Përse familja e Ramës nuk ndiqet penalisht për ushtrim të dhunës ? Në Kosovë, ku mentaliteti tradicional i jep të drejtën kryefamiljarit, ende ekziston tradita e vrasjes për nderin e familjes. Rama dhe Fatoni, me ndihmën e avokatiti të tyre, do të bëjnë një kërkesë tjetër në komunën Dunkerque, deri në instancat e fundit. Çifti i ri, nuk pranon më shumë se një mëditje të vogël nga Kryqi i kuq francez, e cila nuk mjafton për të mbijetuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...