Refugjati sirian mahnitë gjermanët, i kthen 1.450 eurot e gjetura

Date:

Një grua gjermane e shqetësuar, pasi kishte lajmëruar policinë për portofolin e saj të humbur, i kishte humbur të gjitha shpresat se do të mund ta gjente sërish. Në te kanë qenë 1.450 euro, të cilat si duket kanë qenë të holla me djersë.

Një grua gjermane, shumë e shqetësuar, kishte hyrë në stacionin policor në Germersheim të Gjermanisë, duke lajmëruar se portofolin e saj e kishte harruar në një karrige publike. Pasi e kishte vërejtur se diçka i kishte humbur, ajo kthehet te karriga, por portofoli i ishte zhdukur. Ajo që ishte më me rëndësi, në portofol kanë qenë 1.450 euro, shkruan policia nga Rheinland-Pfalz në faqen e saj në Facebook, transmeton „Shtegu.com“.

Por, 46-vjeçarja gjermane ka përjetuar fat në fatkeqësi. Një refugjatë i ndershëm sirian, portofolin e gjetur e kishte dorëzuar në polici, së bashku me 1.450 eurot. Pasi nuk kishte ditur asnjë fjalë nga gjuha gjermane, ai ishte kuptuar me policnë me lëvizje të duarve e të këmbëve.
Sipas informatave ngamediet gjermane, refugjati ri ishte arratisur nga lufta që po zhvillohet në vendin e tij. Me familjen e tij, ai është duke banuar në një qendër strehimi në qytet, ndërsa tashmë është krijuar edhe kontakti mes tij dhe shtetses gjermane.
Pasi, 46-vjeçarja aspak nuk kishte llogaritur se mund të ekzistojë një person aq i ndershëm, ajo dëshiron t`i falënderohet personalisht refugjatit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...