Shkolla fillore në Gjermani, ndalon mbulimin e fytyrës
Paraqitet edhe premiera në Gjermani: Shkolla fillore „Adolf-Klarenbach“ në Düsseldorf të Gjermanisë ndoshta është shkolla e parë e cila e cila me rregullore e ndalon mbulesën e fytyrës. Nënat të cilat do të shkojnë në shkollë për të marrë fëmijët, apo mbrëmjeve të mbledhjeve prindërore, duhet në të ardhme të lënë në shtëpi burkën apo niqabin.
Si arsye, shkolla ka pohuar: „Nuk duam të përjashtojmë askend. Bile e kundërta: Duam një komunikim të hapur, me ç`rast duhet të dimë se me kë jemi duke biseduar“, ka deklaruar drejtorja e shkollës, Susanne Hartwig për „Rheinischen Post“, njofton „Shtegu.com“. Ajo gjithashtu ju referohet edhe nëntë pikave të tjera të rregullores së shkollës. Tani, nxënësit janë të obliguar edhe të ushqehen së bashku, të marrin pjesë në ligjëratat sportive, muzikore e të notit.
Drejtroja nuk ka dhënë detaje konkrete përse duhet të ndalohet mbulimi i fytyrës. Nga ana tjetër, Gero Skoëronek, fëmijët e të cilit shkojnë në klasën e tretë të kësaj shkolle, për gazetën në fjalë ka deklaruar: „Disa fëmijë, në disa raste, kanë frikë nga gratë të cilat vijnë të mbuluara me rrobë me ngjyrë të errët në hapësirën shkollore“.
Ai e përkrahë rreguolloren e re të shkollës, duke e arsyetuar me faktin se mbulimi i grave nuk përkon me pasqyrën e një gruaje bashkëkohore. Por, shkolla nuk ka paraparë sanksione ndaj atyre të cilat në hapësirën shkollore vijnë të mbuluara. Një rregullore të tillë e kanë përkrahur edhe myslimanët e rrethinës.
Se fëmijët janë të frikësuar nga gratë e mbuluara me rrobe me ngjyrë të errët, dëshmon edhe një rast në SHBA. Një i ri, atje kishte reaguar në mënyrë të jashtzakonshme, pasi e ksihte takuar një grua të mbuluar me burka, duke i thënë: „Të dua shumë , Batman“.