Refugjati i kthyer nga Islanda, ka një porosi për ata që ia mësyejnë këtij vendi

Date:

18:51:19                  2016-12-03

 

 

 

 

 

Kohëve të fundit është përhapur lajmi se kinse shteti i Islandës pranon azilkërkues nga Ballkani, kështu që shumica e shqiptarëve ia kanë mësyer këtij shteti ishull. Por, e vërteta është shumë më e hidhur se sa realiteti. Në një takim me një shqiptar nga Maqedonia, redaksia e „Shtegu.com“ është interesuar për rrethanat aktuale lidhur me këtë çështje.

 

 

 

 

„E bëra gabimin e jetës kur u nisa për në Islandë“, pohon djaloshi ri i cili është nisur në Islandë duke i dëgjuar thashethemet e ndryshme. „E kisha një punë të mirë për kushtet e atjeshme dhe një jetë si gjithë popullata mesatare e Maqedonisë. Por, duke i dëgjuar thashethemet e ndryshme, kinse në Islandë pranojnë azilkërkues nga Ballkani, i mora të gjithë kursimet e mia dhe një shumë të hollash borxh nga disa miq dhe u nisa. Por, shumë shpejt u pendova, pasi premtimet e thashethemeve nuk mund të realizoheshin as edhe në ëndërr. Na paguanin nga 60 euro në javë, që nuk mjaftonin aspak për të shuar urinë. Po më vie turp të pranoj, por ndonjëherë ishim të detyruar të kërkojmë artikuj ushqimorë edhe nëpër kontejnerë“.

 

 

 

 

Për një çast ndalet dhe sikur dëshiron të qetësohet nga ajo ndjejnjë e rëndë që e kishte përjetuar.

 

 

 

 

„Nuk do ta këshilloja askend që të marrë një rrugë të tillë, pasi është e kotë dhe e mundimshme. Është gënjeshtër e madhe se Islanda pranon azilkërkues nga Ballkani. Një gjë e tillë vlenë vetëm për shtetasit e rrezikuar nga lufta, siç janë sirianët etj. Bile, kohëve të fundit flitej se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Islanda do ta zbatojë procedurën e shpejtë të shqyrtimit të parashtresës për azil. Kështu që, shtetasit nga Ballkani mund të dëbohen menjëherë nga aeroporti, duke u kthyer në vendin e prejardhjes“, i këshillon djaloshi ri të gjithë ata që mendojnë të udhëtojnë në këtë shtet të largët europian.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...