Djaloshi shqiptar Andi Zeqiri, shpresë e madhe e Juventusit grandioz

129 Lexime

22:14:09              2016-12-01

 

 

 

 

 

 

I trajnuar dhe përsosur në Lausanne Sport, sulmuesi i ri shqiptar Andi Zeqiri (17-vjeçar) i është bashkëngjitur ekipit M21 të Juventusit. Në një intervistë dhënë gazetës së përditshme zvicerane „24 Heures“, ai fletë për jetën e vet të re në Itali.

 

 

 

 

Andi Zeqiri ishte golashënues ditën e djeshme në ndeshjen kundër Fiorentinës (3 gola në dhjetë ndeshje) por nuk arriti ta shpëtojë eliminimin e Juventusit nga e teta e finales së Kupës së Italisë M21.

 

 

 

Nën udhëheqjen e Fabio Grosso, kampion bote me Italinë në vitin 2006, Andi ka kryer trajnimin e përsosur në njërin nga klubet më të mëdhenj të botës, duke marrë pjesë edhe në dy trajnime me profesionistët, vazhdon më tej „24 Heures“, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë kësaj, ai ka mundur t`i shikojë Higuainin apo Manxhukiçin prej së afërmi, duke u impresionuar me praninë e tyre. Edhe pse gjithçka nuk është siç duhet, larg familjes së vet, ai ka filluar ta realizojë ëndrrën e vet, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një djalosh me pjekuri të hatashme.

 

 

 

Andi ka rrëfyer se pasi ka veshur për herë të parë fanellën e Juventusit, nuk i është besuar që i ka ndodhur kjo mrekulli. Me trajnerin Fabio Grosso ka një kontakt të mirë pasi Grosso e njehë mirë gjuhën frenge dhe merren vesh pa kurrfarë problemi. Disiplina e punës është e rreptë, pohon më tej Andi.

 

 

 

Personi i cili e ka këshilluar Andin të shkojë në ekipin e Juventusir është trajneri Celestini. „Gjithçka ndodhi natyrshëm. Isha i vetëdishëm se nuk do të kem shumë kohë të luaj në Super Ligën zvicerane, prandaj vendosa për hapin e ardhshëm. Këtu luaj me futbollistët e rinj më të mirë në botë“.

 

 

 

Më pas Andi ka folur për mallin që ka për prindërit e vet në Zvicër, të cilëve u mbetet borxh shumë gjera, ndërsa pothujase dy muaj nuk i ka parë. Ai e ka shumë vështirë pa familjen, por nga klubi nuk ka ndonjë pengesë të madhe për të udhëtuar në Zvicër, tek familja. Ll. Sabedini