Jahmir Hyka me dy gola i siguron fitore Lucernit

36 Lexime

21:40:15              2016-12-03

 

 

 

 

Ekipi i Lucernit nga Liga e parë zvicerane, me javë të tëra nuk ka të ndalur. Gjatë të shtunës, ai e mundi ekipin e fundit të tabelës FC Vaduz me rezultat 3:0 duke i falënderuar dupletës së shqiptarit Jahmir Hyka.

 

 

 

 
Vetëm brenda gjashtë javësh, ekipi i Lucernit ka grumbulluar 16 pikë nga gjithsej 18 të mundshme, duke u renditur në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit.

 

 

 

 

 

Rezultatet pozitive vijnë si pasojë e formës së shkëlqyeshme të shqiptarit Jahmir Hyka, i cili brenda shtatë minutave shënoi dy gola vendimtarë në këtë fitore, në stadiumin në të cilin të pranishëm kanë qenë mbi 12 mijë spektatorë.

 

 

 

 

Jahmiri i shëmoi golat në minutat 51`dhe 58`, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një lojtar të rangut të lartë, i cili në të ardhmen premton shumë edhe për Kombëtaren shqiptare.