Reduktohet dënimi i imamit kosovar që keqtrajtoi ish bashkëshorten

Date:

23:54:25          2016-02-06

 

 

 

Gjykata zvicerane ia ka zvogëluar dënimin imamit kosovar i cili e kishte keqtrajtuar bashkëshorten e vet, prej gjashtë, në pesë vite burg. Ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi paraprakisht ishte dëbuar ngë Zvicra.

 

 

 

Lëndime trupore, kërcënim, rrëmbim, dhunim: Imami 24-vjeçar kosovar, lënda e të cilit u shqyrtua të mërkurën nga Gjykata e Apelit në Neuchatel të Zvicrës, nuk e kishte kursyer aspak ish bashkëshorten e vet, të martuar për një kohë ekspres. Aktet e shpeshta të dhunshme, kanë qenë argument që vitin e kaluar ai të dënohet për gjashtë vite burg, raporton „L’Express“, njofton „Shtegu.com“. Kosovari i akuzuar, i cili në vendlindje kishte ushtruar profesionin e imamit, kishte bërë ankesë rreth vendimit dhe kjo ishte arsyeja që gjykata zvicerane sërish ta shqyrtojë lëndën e tij gjatë javës që po lëmë pas.

 

 

 

Gjykata kantonale kishte ndryshuar vendimin pa praninë e tij, pasi ai ishte dëbuar nga Zvicra pas vuajtjes së një pjese të dënimit në periudhën prej 2013-2014. Avokati i tij mbrojtës, në seancën e së mërkurës kishte deklaruar se nuk ka prova e as dëshmitarë se i akuzuari ka kryer të gjitha këto vepra, duke kërkuar lirimin e mandantit të tij. Por, fjalët e tij, kishin hyrë në njërin e kishin dalur nga veshi tjetër i trupit gjykues, i cili megjithatë e reduktoi dënimin e tij nga gjashtë, në pesë vite burg. Gjykata e mori parasysh faktin se përgjegjësia e imamit kosovar ishte zvogëluar, pasi në prill të vitit të kaluar ishte arrestuar në mënyrë jashtligjore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...