Rasti i super talentit shqiptar Uran Bislimi po bëhet temë debati në Zvicër

29 Lexime

Screenshot

Mesfushori i Luganos refuzoi thirrjen e tij nga Kosova, e cila akuzon Zvicrën se po e shfrytëzon atë. Përgjigjet drejtori i Kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami

Është një çështje e vogël që rikthen tema rreth ekipit zviceran që ishin harruar vitet e fundit. Si të menaxhohet pyetja e lojtarëve me dy shtetësi, të cilët mund të luajnë për dy kombëtare të ndryshme?

Në vitet 2000, rastet e Mladen Petriq, Ivan Rakitiq (të dy kishin zgjedhur Kroacinë) ose Zdravko Kuzmanoviq (Serbi) ndonjëherë kishin shkaktuar debate të nxehta. Ato kanë qenë më pak të zakonshme vitet e fundit, falë punës parashikuese nga ana e FZF-së dhe mbi të gjitha dëshirës për dialog.

Kjo nuk i pengon disa lojtarë të stërvitur në Zvicër të favorizojnë kombin e tyre të origjinës: në vitin 2021, Nedim Bajrami kishte hequr dorë nga Euro M21 për të përfaqësuar Shqipërinë. Kurse në nëntor të vitit 2022, Uran Bislimi kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore me Kosovën. Veç se për takimet e marsit, mesfushori i Luganos refuzoi përzgjedhjen e tij. Arsyeja: këto janë ndeshje kualifikuese për Euro 2024 (Kosova është në të njëjtin grup me Zvicrën) dhe nëse Bislimi do të merrte pjesë në to, patjetër do të “bllokohej” nga përzgjedhja e Kosovës. Megjithatë, ish futbollisti i Shaffhausen ende ëndërron një ftesë zvicerane.

Reagimi i Tamit

Në Kosovë po bëhet zhurmë. I cituar nga Blick, menaxheri i skuadrës së seleksionimit vendor, Bajram Shala, beson se “shumë lojtarë që vendosin për Zvicrën apo kombet e tjera na përdorin dhe na kanë përdorur për të bërë presion mbi federatat”.

Kjo nuk e bën Pierluigi Tamin të dridhet, informon portali Shtegu. Përkundrazi, drejtori i ekipit kombëtare vlerëson se ky pohim “nuk është i saktë. Bislimi është një lojtar që na intereson. Ai ka lindur në Zvicër, është integruar në Zvicër, stërvitjet dhe gjithë karrierën e tij deri atëherë i ka bërë në Zvicër. Ne e kemi ndjekur zhvillimin e tij prej vitesh. Nëse ai vendosi të luajë për vendin tonë, ne jemi krenarë për këtë.

Megjithatë, tema e shtetësisë së dyfishtë është një temë që shpesh del në tryezën e tij. “Pothuajse çdo muaj, marr kërkesa nga federata të tjera për të na kërkuar dritën jeshile për disa lojtarë. Ne gjithmonë analizojmë çdo rast në detaje. Shpesh është një çështje e kohës: ne sigurohemi që të jemi të sinqertë dhe transparent me secilin lojtar. Për secilin prej tyre, identifikimi është i rëndësishëm: nëse një lojtar ëndërron të luajë për Zvicrën, ne e ndjekim atë”.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar: duke pasur parasysh dimensionin që ka marrë skuadra zvicerane në futbollin botëror në vitet e fundit, do të shohë gjithnjë e më rrallë lojtarë të shkëlqyer të kalojnë nën hundë. Dhe atëherë, në thelb, ka rëndësi vetëm zgjedhja e lojtarit.