Përurimi i trilogjisë i ALKETA GASHI FAZLIUT në Bernë

Date:

Mbani lotët, ky është çmimi i Lirisë!
Rrëfime rrënqethëse, plot dhimbje dhe krenari, të 15 Nënave të dëshmorëve të Kosovës.
Çdo dhimbje „gdhend“ por kur është fjala për „gdhendje dhimbjesh“ jo vetëm personale por për jetë të flijuara, për kauzë lirie e atdhetare, këto dhimbje janë dhe duhet të hyjnë në „muzeun shpirtëror“ të secilit,të gjeneratave në vazhdim, të mos harresës kolektive historike të një populli, që edhe pse përsëriten dhimbshëm, përsëriten në dritën e lirisë tashmë.
Liria pa këto dhimbje nuk do ishte kaq e kjartë dhe kaq e vlertë.
Këto 15 histori dhimbjesh konkrete nënash, i japin edhe më shumë zë, jehonë gjithë dhimbjeve kombëtare.
Simboli i nënave që i kanë gdhendur këto dhimbje, janë monumente shpirtërore-historike, në jetëgjatësinë e dritës së lirisë së merituar, dhe që është vetë Nëna e madhe Kosovë.
„Fati i popujve të vegjël, kalon nëpërmjet dyerve të tragjedive të mëdha“-shkruan Ismail Qemali.
E pra rezistenca e kujtesës në tragjeditë e mëdha, e bëjnë të madh deri në Madhështi, një KOMB si ky i yni.

Ejani të mësojmë historinë nga ato që e shkruan me gjakun e bijve dhe bijave të tyre!

Me 25.3.2023, Allresto, Bern

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...