Rasti i shqiptarit në Itali temë e Gjykatës së Strasburgut

Date:

Ai i cili përpos dëbimit, ilegalisht hyn në një shtet anëtar të BE-së, mund të burgoset, ka vendosur Gjykata europiane për të drejta dhe liritë e njeriut në Strasburg të Francës.

Një shtet i BE-së, mund të burgosë migrantët të cilët përpos dëbimit, përsëri hyjnë ilegalisht në vend. Gjykata europiane për të drejtat dhe liritë e njeriut (EuGH) ka vërtetuar të enjten në Luksemburg një dispozitë përkatëse në drejtësinë italiane.

Në rastin konkret bëhet fjalë për një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia. Atij i ishte shqiptuar një ndalesë hyrje në Itali në një afat prej tre vitesh. Shqiptari e kishte lëshuar Italinë dhe më pas ishte kthyer përsëri ilegalisht, shkruan „Die Welt“, transmeton „Shtegu.com“.

Drejtësia italiane në këtë rast parasheh një dënim me burg prej një, deri katër vite. Prokuroria tani ka ngritur aktakuzë ndaj shqiptarit dhe kërkon dënim me burg prej tetë muajsh. Gjatë kësaj, gjykata italiane i ishte drejtuar Strasburgut për të dëshmuar dispozitat ligjore europiane.
Sipas vlerësimeve të gjyqtarëve, asgjë nuk mund të parandalojë dënimin me burg. Dispozitat ligjore të BE-së parashikojnë kthimin e të dëbuarve për të parandaluar migrimin e paligjshëm. Një shtet duhet të merr parasysh vetëm të drejtat elementare të një personi të prekur nga raste të tilla.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...