Zyrtare: Serbi i dehur shoqëron në vdekje katër zviceranët

Date:

Turisiti serb në Zvicër, Nikola I. (38) ishte vozitësi i cili shkaktoi aksidentin e javës së kaluar me pesë viktima në Rheinfelden të Zvicrës: Ai ka qenë duke e drejtuar veturën „VW Golf“ natën e së shtunës, kur vetura doli nga rruga dhe u dogj e tëra. Pesë meshkuj e humbën jetën, duke u karbonizuar tërësisht, ndërsa dy gra e mbijetuan aksidentin me lëndime të rënda.
E pabesueshme: Vozitësi i Golfit në gjak ka pasur mbi 1,3 promila alkool, ka bërë të ditur gjatë të enjtes Prokuroria shtetërore e Aargaut. Edhe viktimat e tjera kanë pasur nivel të ngjashëm të promilave të alkoolit. Nikola I. nuk ishte për herë të parë në Rheinfelden, pasi ai rregullisht e vizitonte të afërmin e tij në Aargau, Sascha M. (43), pronarin e veturës Golf.
Kësaj radhe, serbi e kishte marrë me vete në Zvicër edhe t`ëmën. Arsyeja: Vetëm para pak javësh, atij i kishte vdekur babai. Çfarë tragjedie për vejushën serbe: Brenda disa javësh, ajo jo vetëm që e humbë burrin, por edhe djalin, shkruan „Blick“, transmeton „Shtegu.com“.
Përndryshe, pronari i veturës Sascha M. ka pasur fat në fatkeqësi. Natën e kobshme, ai e kishte ndjerë veten të lodhur dhe kishte shkuar në shtëpi në këmbë, duke ua lënë veturën miqve të tij. Hetimet kanë treguar se gjatë aksidentit, njëra prej të lënduarave rëndë, një 34-vjeçare, kishte arritur ta tërheqë nga zjarri shoqen e saj 24-vjeçare, duke i shpëtuar jetën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...