Plas Skandali: Dikush do të zaptojë fushën e sportit në Komunën Çair, revoltohen qytetarët?!
Fenomeni i zaptimit të parqeve të gjelbëruara në komunat shqiptare, sidomos në atë të Çairit, nuk është diçka e panjohur për banorët që jetojnë aty, raporton Almakos.
Mirëpo, së fundmi duket se ka plasur një nervozizëm i paparë te banorët e lagjes Fushë Topanë, pasi dikush aty ka rrethuar fushën e sportit dhe është duke u përgatitur për ndërtimin, sipas banorëve, me siguri të ndonjë ndërtese të re.
„Parku dhe fusha e sportit për femijë ne f. Topanë pas „Tinexit“ është i rrethekuar me tela. Komuna e Çairit edhe ketu paska parapa ndertese. Shkaterrimi i hapesires publike dhe ngulfatja e qytetareve ne Çair vazhdon. Kush do qe do te ndertoje duhet ta kete te qarte se po don me ba profit ne hesap te femijeve ne f.Topane„, – thekson Bekim Bina për Almakos.
Ndërkohë, Bujar Idrizi thotë se, – „SKANDAL I PAPARE!!!!! Sot, nje person fizik, ka rrethuar me tela fushen e sportit ne Fushe Topane me arsyetim se e ka blere dhe se eshte prone private, ku planifikon te nderton ndertese. Per neser ka paralajmeruar se do vjen me mekanizim ndertimor, per te filluar me ndertim. Banoret e lagjes, te mbledhur ne nje numer te konsiderueshem shkateruan rrethojen dhe e hudhen ne plehra. Ka ardhur koha qe krejt ata qe uzurpojne pronen publike dhe ata qe lejojne uzurpimin e prones publike t’i hudhim ne plehra, ngase aspak nuk dallojne nga plehrat. P.S. Njeriu me pare mundohet ta blen lumturine, mirepo ndonjehere e blen BELANE….“
Tutje për Almakos Idrizi ka sqaruar edhe me fotografi parcelën për të cilën thuhet se po zaptohet duke shkruar, – „Nga hulumtimi qe bera per nje kohe te shkurte ne lidhje me token ne fushen e sportit ne Fushe Topane, erdha tek keto te dhena. Fusha e sportit e cila sot u rrethua rezulton qe te jete 1/3 prone e Imishti Mehmet nga Vizbegu dhe 2/3 e Republikes se Maqedonise. Nga dokumenti qe kam bashkangjitur me kete status nuk mund te shihet se cka eshte planifikuar ne vendin ku sot akoma gjendet fusha e sportit. Po ashtu ne kete hapsire, ka edhe nje parcele tjeter, ku si pronare paraqiten nje numer i konsiderueshem i maqedonasve. P.S. Nese i lejojme pushtetaret aktual, kishin nxere flete pronesie edhe mbi ne dhe pa hamendje kishin rivendosur sistemin shoqeror te skllaverise“./Almakos