Arrestohet „përbindëshi“ nga Zvicra që vrau katër persona të një familje

Date:

18:43:06               2016-05-13

 

 

 

 

„Përbindëshi“ 33-vjeçar nga Rupperswili në Zvicër, pas 146 ditëve në liri, më në fund është arrestuar. Ai është vrasësi më brutal i Zvicrës i të gjitha kohëve. I paskrupullt dhe pedofil, vrasja e katërfishtë nga Rupperswili është edhe më shokuese se sa është paramenduar.

 

 

 
Përbindëshi zviceran, e ka detyruar zviceranen Carla Schauer (48) që të nxjerrë të holla nga banka dhe ka keqtrajtuar të birin e saj trembëdhjetëvjeçar Davinin, e më pas i ka per në fyt dhe më në fund ka djegur shtëpinë me kufomat brenda.

 

 

 

Ai edhe më tej nuk ka qenë i ngopur me gjak, pasi në valixhen e tij polcia ka gjetur edhe pajisje të tjera për vrasje dhe torturë të viktimave, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“ . Arsyeja e vrasjes makabër, ka qenë orientimi seksual ndaj fëmijës trembëdhjetëvjeçar, ndërsa ka pësuar e gjithë familja.

 

 

 

Për zbulimin e vrasësit, polcia zvicerane kishte shpallur një fletarrest publik, në të cilin parashiheshin 100.000 franga shpërblim për gjetjen e autorit, e të cilat policia nuk do t`i japë, pasi arrestimi i vrasësit nuk ka ndodhur me ndihmën e popullatës.

 

 

 

Para plot pesë muajsh, në shtëpinë e tyre në Rupperswil ishin vrarë brutalisht Carla Schauer (48), djali i saj Davini (13) dhe Dioni (19), si dhe e dashura e tij Simona Fäs (21).

 

 

 

Vrasja e katërfishtë e Rupperswilit, llogaritet si vrasja më e rëndë në Zvicër në dekadat e fundit, ndërsa për ndriäimin e rastit ishin aktivizuar më së shumti persona se sa ndonjëherë më parë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...