Pronarja zvicerane e restorantit gjobitet për diskriminim racor

79 Lexime

10:11:33                  2019-05-13

 

 

Për shkak se ajo nuk donte të shërbente „zezakë“, një pronare zvicerane nga Bazenheid SG diskreditoi restorantin e saj. Në ndërkohë, gruaja është dënuar për diskriminim racor, por nuk dëshiron që detajet e veprimit të saj të publikohen.

Në vjeshtën e vitit 2017, një stuhi e indinjimi përfshin restorantin Traube në Bazenheid SG. Zonja Grethli K. (59) dyshohet se ka refuzuar shërbimin për një qytetar që ka dashur të vijë në restorant me një grup kërkuesish azili, shkruann „Blick“, përcjell Shtegu.com.

Arsyetimi i saj tronditës: „Këtu nuk i shërbejmë `zezakët`“. Pas bërjes publik të rastit, policia zvicerane i filloi hetimet kundër K. Pasi që diskriminim racor i mundshëm është një delikt zyrtar, autoritetet duhet të përcaktojnë detyrimisht.

Dhe me të vërtetë: Në shtator 2018, Grethli K. u dënua për diskriminim racor me urdhërdënim. Për pronarin, ka të ngjarë që të ketë gjobë.

Ky nuk ishte i vetmi incident në Traube: Në momentin që seksioni i St. Gallenit i partisë kombëtare të djathtë Pnos, po mbante një takim në Traube, disa sulmues e sulmojnë restorantin me gaz lotsjellës. Tre mysafirë dhe pronarja K. u lënduan aq shumë sa që është dashur të shkojnë në spital. Shënjestra e të panjohurve ka qenë pronarja K., spjegojnë më vonë dëshmitarët.

Që atëherë, ka kaluar një vit e gjysmë. Por incidenti nuk harrohet lehtë. „Gruaja ime ende vuan psikologjikisht nga ajo që ndodhi atëherë“, spjegon bashkëshorti i saj Heiner K. (62) për „Blick“, informon Shtegu.com. Për momentin ajo është ende në trajtim mjekësor.

„Ne nuk jemi fare racistë, por as të majtë e as të djathtë. Mund të shkruani lirisht: Edhe `zezakët` janë të mirëpritur në Traube. Kjo është e vërteta“, thotë Heiner K. Këtu, të gjithë trajtohen njësoj.

Nga ana tjetër, mikprtitësi nuk dëshiron të flasë për incidentin që mysafirët i bëri të ndjeheshin të mërzitur. Kjo ndodhi para një kohe shumë të gjatë dhe ishte gjithashtu një çështje private. Por, ai ka zbuluar: „Duhet një kohë e gjatë derisa Grethli t`i humb nervat“. Heiner K. është i bindur se bashkëshortja e tij ishte provokuar para se të eskalojë situata.

Se çfarë është shkruar në urdhërdënim, çifti nuk dëshiron të thotë. Opinioni nuk duhet ta dijë kurrë procesin e saktë të diskriminimit racor, pohon Heiner K. Në Traube ata kanë të drejtë ta kenë shtëpinë e tyre, thotë ai. „Ne kemi distancuar edhe mysafirë të tjerë. Por, nuk ka pasur të bëjë asgjë me diskriminim racor“.