Kërkesë e çmendur e tifozëve të Grasshoppers-it, i urdhërojnë lojtarët që të zhvishen

Date:

22:22:39                    2019-05-12

 

 

Pas ndeshjes Luzern – GC të Superligës zvicerane, e cila është ndërprerë gjatë rezultatit 4: 0, GC zyrtarisht ende nuk ka rënë në një rang më të ulët. Por, tre gjëra të sigurta mund të parashikohen: Forfait, gjobë, rënië nënjë rang më të ulët.

Ashtu si edhe në Sion më 16 mars, tifozët e flaktë të GC-së, provokuan ndërprerje të ndeshjes, kësaj radhe pas 71 minutash, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, tifozët në fushën e gjelbër hodhën mjete piroteknike e flakadanë. Një grup tifozësh të revoltuar të bardhë e bluve, të veshur me të zeza hynë në fushë nga ana tjetër. Ata iu kërcënuan lojtarëve duke kërkuar nga ta që të zhvishen dhe gjysmë lakuriq të parakalojnë nëpër fushë.

Lojtarët e GC-së, kërkesën e tyre absurde e çuan aq larg sa që fanellat e tyre po ua dorëzonin kaotikëve. Asgjë nuk po ndryshonte në situatën e pazgjidhur në skaj të fushës, kështu që arbitrit Alessandro Dudic nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm se ta ndërprejë ndeshjen.

Nuk ka dyshime për vendimin e ardhshëm të dhomës disiplinore. Futbollistët nga Cyrihu do të humbasin edhe kësaj radhe me rezultat në tavolinë 0: 3 (që do të thotë se ata do të largohen nga liga edhe më mirë se me rezultatin përfundimtar) dhe do të gjobiten me një shumë pesëshifrore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...