Enis Bardhi shënon golin e shpëtimit, komentatori shpërthen në vaj

59 Lexime

10:40:33                 2019-05-13

 

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, mbrëmjen e së dielës shënoi golin vendimtar për ekipine Levantes, kundër ekipit të Gironës, në përfundim të ndeshjes. Në këtë mënyrë, ai ia siguroi qëndrimin në Ligën e parë spanjolle ekipit të vet, një javë para se të përfundojë kampionati spanjoll, informon Shtegu.com.

Goli i tij i ka gëzuar shumicën e tifozëve të Levantes, ndërsa emocione të forta ka treguar edhe komentatori i ndeshjes, i cili nuk ka mundur t`i ndal lotët e gëzimit. Në vegzat në vazhdim mund ta ndiqni komentmin emocionues:

 

https://www.facebook.com/LevanteUD/videos/1016208085436489/?v=1016208085436489