Dauti dhe Tahiri “sherr” për komisionin “ad-hoc”

Date:

23:19:38              2016-08-26

 

 

 

 

Sefer Tahiri dhe Daut Dauti, si dy kandidatët e vetëm që tani janë në garën e ngushtë për të fituar vendin e pestë në komisionin “ad-hoc” për mbikqyrjen e mediave gjatë periudhës 3 mujore parazgjedhore, kanë futur sherrin dhe ndasitë midis katër anëtarëve të tjerë të këtij komisioni. Sipas gazetës Dnevnik, dy anëtarë të këtij komisioni janë pro Tahirit, ndërsa dy të tjerë pro Dautit. Kjo ka bërë që të ngec zgjedhja e anëtarit të pestë që duhet të bëhet nga katër anëtarët e tjerë, të cilët u zgjodhën përmes një konkursi të hapur.

 

 

 

Daut Dauti po sulmohet se ka qenë anëtar i Komisionit për Lustracion, ndërsa Sefer Tahiri po sulmohet se ka folur në një debat partiak. Por janë shtuar komentet edhe në rrjetet sociale me akuza të shoqëruara, ku nuk ka munguar edhe aktivizimi i kreut të SHGM, Naser Selmani. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...