Princi saudit paralajmëron çmime “të paimagjinueshme” të naftës

Date:

Princi saudit, Mohammed bin Salman, ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten në “nivel të paimagjinueshëm”, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr qëndrim të “ashpër dhe të fuqishëm”, kundër Iranit, pasi përndryshe tensionet do të përshkallëzohen.

“Nëse bota nuk merr qëndrim të ashpër për të ndalur Iranin, ne do të shohim përshkallëzim të situatës që do të kërcënojë interesat botërore”, ka thënë trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, për programin amerikan “60 minuta”.

Intervista, që është transmetuar më 29 shtator, ka ardhur vetëm 15 ditë pas sulmeve që kanë ndodhur në zemër të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, duke ndikuar në zvogëlim të prodhimit të naftës së papërpunuar për 50 për qind në shtëpi dhe 5 për qind të furnizimit global me naftë.

Udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite e pati cilësuar këtë veprim si akt të luftës, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, pasi të dy kanë akuzuar Iranin për këtë sulm. Franca, Gjermania dhe Britania po ashtu kanë fajësuar Teheranin për këtë sulm.

Irani mohon përfshirjen në këtë incident, derisa rebelët huthi me bazë në Jemen, kanë thënë se janë përgjegjës.

Megjithatë, princi saudit ka thënë se do të preferonte zgjidhjen politike dhe jo atë ushtarake sepse kjo e fundit do të rezultonte me shkatërrim të ekonomisë globale. “Zgjidhja politike dhe paqësore është shumë më e mirë sesa ajo ushtarake”, ka thënë ai./KOHA

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Hansi dhe Hasani – dy emra, një Zvicër dhe dy mënyra për t’u parë

Çfarë ka Hansi më shumë se Hasani në Zvicër? Në...

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers