EMOCIONUESE: Zvicerani 59-vjeçar nuk dorëzohet, kërkon punë buzë rrugës

Date:

Zvicerani Kurt Rolli nga Rheinfeldeni është i papunë për dy vite me radhë, pavarësisht qindra aplikimeve. Tani, zvicerani 59-vjeçar ka ndëmarr veprime të pazakonshme për të gjetur një punë të re: Me një mbishkrim buzë rrugës, ai dëshiron ta tërheqë vëmendjen e punëdhënësve, shkruan «Aargauer Zeitung», përcjell Shtegu.com.

«Kërkoj punë! CV-në time mund ta merrni këtu». Kështu shkruan në pllakatin e Kurt Rollit. Përkundër periudhës prej dy viteve papunësi, 59-vjeçari nga Rheinfeldeni nuk heq dorë – dhe tani është duke kërkuar një punë të re në një mënyrë të pazakonshme.

„Tashmë është më lehtë“, ka pohuar Kurt Rolli për TeleM1, informon Shtegu.com. Pas herës së katërt, të pestë, tashmë është më lehtë, pasi ai nuk ka asgjë për të humbur.

Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, zvicerani punoi në një qendër letrash në postën zvicerane, para se dy vite më parë të informohej për largim nga puna «për shkak të një riorganizimi». Që atëherë, Rolli ka shkruar qindra aplikime – por më kot, gjithnjë është refuzuar. «Në fund të tetorit, do të përfundoj me entin e papunësisë», thotë 59-vjeçari, pas së cilës ai me siguri do të paraqitet në entin e mirëqenies sociale të qytetit të Rheinfelden. „Kjo nuk më pëlqen aspak“.

Dhe kështu ai qëndron tani në Fricktal me pllakatin e tij në anën e rrugës dhe shpreson se ndonjë punëdhënës do ta sheh atë dhe do t`i jep ndonjë rast.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...