Posta zvicerane vë në lojë shëndetin e punëtorëve

72 Lexime

11:57:42                  2019-07-02

 

Në qendrën e pakove në Härkingen, posta zvicerane i ka lënë punëtorët e saj të punojnë nëpër kontejnerë, në temperatura mbi 50 gradë. Masat efektive për temperatura të pranueshme të punës, nuk janë duke u zbatuar. Për sindikatat, gjigandi i verdhë e ka vënë shëndetin e punëtorëve në lojë.

Posta zvicerane vazhdon me jehonë negative. Ndërmarrja e verdhë shtetërore zvicerane, e cila ishte përgjegjëse për një dëm prej më tepër se 200 milionë franga, me mashtrimin më të madh të subvencionit në historinë e Zvicrës dhe madje pranoi të ketë bërë presion mbi vozitësit e saj, i lë punëtorët nënjë „zgarrë“ të vërtetë në këto temperatura të larta.

Punëtorët e qendrës së pakove në Härkingen, këtyre ditëve është dashur të durojnë në një temperaturë mbi 50 gradë, kur ata po i zbraznin kontejnerët me pako. Këtë e kanë pohuar për „Blick“ disa të punësuar në këtë sipërmarrje, informon Shtegu.com. Edhe përgjegjësit e postës e kanë konfirmuar të nxehtin e madh që mbretëron nëpër kontejnerë, i njohur si „Zgarrë pakosh“. Si preventivë, menaxhmenti i postës preferon rotacion më të shpeshtë, në mënyrë që punëtorët postarë të mos i ekpozohen për një kohë të gjatë të nxehtit.

„Jemi të vetëdijshëm se kushtet e punës nëpër kontejnerë në nxehtësi të jashtëzakonshme, si në ditët e fundit janë të vështira për të punësuarit tanë“, thotë zëdhënësi i postës, Erich Goetschi.

Rotacioni, i cili rekomandon nga përgjegjësit e postës mund të realizohet me një numër më të madh të punësuarish, mirëpo me një numër të caktuar, punëtorët sërish duhet të futen nëpër kontejnerë. „Për të zbrazur një kontejner të plotë, duhet kohë prej një ore, pasi makinat në Härkingen nuk po funksionojnë në mënyrë optimale“, thotë njëri nga punëtorët që e kanë alarmuar „Blick“-un për këtë gjendje. Dhe një tjetër konfirmon: „Zakonisht na duhen 40 minuta për ta zbrazur, mirëpo tani shkon më gjatë“.

Për shkak se ai është dashur të futet shpesh nëpër kontejnerët e nxehtë dhe për secilin merr shumë kohë, deri rreth orës 03:15 të natës, ai ka ndërruar tre kanotiere. Në këtë kohë të nxehtë, ata janë të detyruar të punojnë „njëmbëdhjetë orë apo më shumë në këtë të nxehtë të fortë“, thotë ai. Me vetëm dy gjysmë ore pushimi, të cilat duhet të faturohen për orët e punës efektive.

„Një orë punë fizike në këtë nxehtësi dhe disa herë gjatë një ndërrimi, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, pa masa të veçanta“, ka deklaruar zëdhënësi i Syndicom-it, Christian Capacoel. Sindikata e tij e njeh këtë rast. Këto janë depozituar disa herë.

Nga posta thonë, për fat të keq nuk është e mundur për të instaluar pajisje për ajër të kondicionuar nëpër kontejnerë apo në ndonjë mënyrë tjetër të përkujdesen për temperatura më të ulëta – edhe pse për çdo ditë transportuesi me ngrirje të Migros-it dhe Coop-it i furnizojnë me akullore dhe pothuajse çdo automjet i ri ka pajisje për ajër të kondicionuar.

Zëdhënësi Goetschi gjithashtu ka konfirmuar se shiritat transportues nuk janë duke funksionuar me fuqi maksimale „për shkak të një rregullimi në ta“. Prandaj, ndërrimet ëështë dashur të ndryshohen gjatë ditëve të fundit. „Në mënyrë të veçantë, orët e punës ishin më të gjatë se sa ishin planifikuar, por gjithnjë qëndronin nën dhjetë orë“, thotë ai. Deklarata e tij për orarin e punës nuk përputhet me deklaratat e punëtorëve.

Mirëpo, punëtorët e akuzojnë postën se ka bërë ndryshime në strukturën kadrovike, duke reduktuar fuqinë punëtore.

Shpresat për zgjidhjen e problemit janë mbëshetur te ministrja e re e Postave Zvicerane, Simonetta Sommaruga (59, PS).