Polici 42 vjeçar në lidhje me 13 vjeçaren! Ajo: Jam e dashuruar tek ai

163 Lexime

Vajza gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar se është e dashuruar me të akuzuarin të cilët kishin qenë disa muaj në lidhje emocionale, rasti bëhet akoma edhe më i rëndë kur e njëjta para gjykatës ka deklaruar se kanë kryer marrëdhënie intime me dëshirë.

42 vjeçari polic nga Mionica, baba i tre fëmijëve është arrestuar për shkak të dyshimeve se në më shumë se një herë e ka keqtrajtuar dhe shfrytëzuar të miturën 13 vjeçare edhe atë në periudhë që nga marsi deri në zbulimin e rastin në qershor të muajit që lëmë pas, ndërsa vajza ka qenë shoqe e njërit nga fëmijët e tij.

Dyshohet se polici ka kontaktuar vajzën përmes rrjetit social fejsbuk, duke u thirrur se është babi i shoqes së saj. Fillimisht kishin komunikuar përmes fejsbukut, mirëpo pastaj kishin nisur edhe takime të fshehta. Kishte përdorur papjekurinë emocionale të saj, duke e bindur që ata të dy janë të dashuruar shkruan Kurir, përkthen Alsat.

Burime mirë të informuara të Kurir kanë shtuar se muajt e fundit janë takuar vazhdimisht në rrethinën e vendit prej nga ishte edhe polici afër Mionicës.

Vajzën e ka marrë në makinën e tij dhe e ka dërguar në vende të fshehta, jashtë vendbanimeve, ndërsa më pastaj kanë kryer marrëdhënie seksuale. Dyshimet fillimisht kishin lindur tek nëna e vajzës së mitur, e cila në telefonin e saj kishte gjetur disa sms porosi të dyshimta. Dhe më pastaj pasi e ka detyruar vajzën e saj të flet ajo ka treguar se është në lidhje intime me një polic 42 vjeçar.

Vajza është dëgjuar dhe me të po merren psikologë dhe psikiatër, ndërsa gjatë seancës dëgjimore ajo kishte deklaruar se është e dashuruar me policin 42 vjeçar.

Polici i burgosur po mbrohet në heshtje. Nëse dëshmohet fajësia, edhe pse nuk do të dënohet për dhunim, ai mundet të dënohet deri në 12 vjet heqje lirie për shkak të keqpërdorimit me fëmije.