Policia zvicerane këshillon udhëtarët: Kujdes nga agjencitë e rreme

Date:

Në foto: Fitore Krasniqi

Kosovari X.D. nga Cyrihu, mezi që po e priste fundin e qershorit për të fluturuar me familjen tij për në Prishtinë. „Përmes SMS-it e pranova një ofertë të përshtatshme nga një agjenci udhëtimesh, duke e rezrvuar udhëtimin qysh para dy javësh“. Dy mijë franga i kishin kushtuar biletat për katër anëtarë dhe ai përnjëherë i kishte paguar në konton e agjencisë. Por, kur e pranoi biletën përmes e-mailit, ai u befasua: „Nga aviokompania nuk ma vërtetuan biletën“.
Aviokompania përkatëse ka konfirmuar se bëhet fjalë për një biletë falso. Dhe X.D. nuk është i vetmi që ka rënë në këtë manipulim, deklaron zëdhënësi i Policisë kantonale të Cyrihut, Daniel Schnyder: „Kohëvetë fundit, policia ka pranuar gjashtë padi, prandaj i këshillojmë të gjithë udhëtarët që biletat të blihen ekskluzivisht në avio kompanitë e besueshme apo drejtpërdrejtë tek aviokompanitë“, pohon Schnyder.
Edhe X.D. do të paraqesë padi në polici. Zhgënjimi i tij që dy mijë franga zvicerane i hodhi në ujë, është shumë i madh. Dhe tani, ai shpreson se do të gjejë një biletë zëvendësuese për në Prishtinë: „Para dy javësh e mbylla restorantin enkas për të udhëtuar“. Ai frikohet se me familjen e tij nuk do të mund të shkojnë në pushim.

Një fat i ngjashëm i ka ndodhur edhe Fitore Krasniqit (22): Shitësja shqiptare nuk kishte dyshuar aspak kur përmes SMS-it i kishte ardhur një ofertë për të fluturuar për Prishtinë. „Menjëherë e thirra agjencinë e udhëtimeve, ndërsa një zonjë në anën tjetër të telefonit, dukej shumë serioze“. Së bashku me të ëmën dhe motrën, ajo i rezervoi tre bileta në një shumë prej 1.500 frangash. „Udhëtimin për në Prishtinë e kaluam pa telashe, duke ë bërë një pauzë në Shkup, e më pas kishin shkuar në Prishtinë. „Pas tre javësh duhej të ktheheshim për në Zvicër, por na thanë se biletat tona nuk ishin të vlefshme“. Ato është dashur edhe tre ditë të tjera në Prishtinë, përderisa nuk i kishin rezervuar biletat përmes agjencisë zvicerane „Swiss“. „Për këtë ne paguam dyfish më tepër. Thjeshtë, ishte një turp“, përfundon Fitorja për „20 Minuten“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...