„Alfat“ zvicerane arrestojnë gabimisht shqiptarin nga Maqedonia

48 Lexime

Pak pas orës 12, gjatë ditës së mërkurë, shtetasi nga Maqedonia me emrin Enver, përjetoi një ngjarje si në filmat me kriminelë. Duke pritur me vturë në ngjyrën e kuqe të semaforit në rrugën „Avenue du Tir Fédéral“ në qytezën Chavannes-près-Renens të Zvicrës, papritmas e rrethojnë tre vetura private. „Nga veturat dolën disa persona dhe mi drejtuan armët nga unë“, rrëfen Enveri ende i shokuar nga ngjarja. „Më futën në veturë dhe mi vendosën prangat. Njëri nga ta, ma vuri një shami mbi sy në mënyrë që të mos shoh asgjë. Më pas, më zbritën nga vetura, duke mos më thënë asnjë fjalë të vetme“. Ai ishte dërguar në një stacion policor, por ishte liruar disa orë më vonë.
Ishin disa rrethana të tilla që shkaktuan arrestimin e keqkutoueshëm të shqiptarit. Enveri tridhejtëvjeçar, kishte qenë duke vozitur një veturë të huazuar nga garazhisiti i tij. E njëjta i kishte përngja një tjetër veture të bardhë, të cilën policia është duke e kërkuar për një rast serioz penal.
Pavarësisht nga mënyra spektakolare e ndërhyrjes, policia zvicerane është duke u mbrojtur se nuk ka përdorur metoda të ashpra gjatë intervenimit. „Duke pasur parasysh rrethanat, ishte tejet normal një reagim i tillë“, ka spjeguar zëdhënësi i policisë kantonale Jean-Christophe Sauterel për „20 Minutes“. Situata sipas tij ishte tejet e rrezikshme, ndërsa ishte udhëhequr nga njësitë speciale të forcave të sigurisë. „Në asnjë moment ky person nuk është keqtrajtuar apo abuzuar“, vazhdon më tej përfqësuesi i xhandarmerisë zvicerane. Intrevenimi u zhvillua në mënyrë të suksesshme, ndërsa zotëriu u tregua tepër kooperativ. Pasi janë kryer të gjitha kontrollet që bëhen në zyrat tona, ne e kemi liruar dhe i kemi kërkuar falje“.
Pas gjithë kësaj, dy ditë pas intervenimit policor, Enveri ende i shokuar, ankohet për metodat e ashpra të policisë. Një aspekt të cilin zëdhënësi i policisë përpiqet ta përgjasojë: „Edhe ky person gjithashtu kishte probleme me policnë në të kaluarën, si në vendlindjen e tij në Maqedoni, po ashtu edhe në Zvicër“.

Këto arsyetime e kanë irrituar Enverin: „Tani jam i moshës tridhjetëvjeçare, ndërsa nga ajo kohë kanë kaluar nëntë vite. Tani kam tjetër jetë, jam i martuar, kam një sipërmarrje. Deri kur do të më ndjekin prapa“, pyet ai. Mjekët te Enveri kanë konstatuar disa gjurmë të prangave në duart e tij, gjë që i mundëson të ngritë padi.