Në vend të lamtumirës: NJERI DHE KRIJUESE ME KARAKTER TË ÇELIKTË(NDËR)KOMBËTAR?!
Pas ngushëllimit me kohë për mbarimin e papritur të të vëllait Tënd aq të dashur e të merituar, Agimit, po ashtu mikut tim të shtëpisë dhe të familjes më të gjerë,pas ardhjes edhe në ngushëllime me shumë vonesë për disa arsye objektive dhe kur nisesha këto ditë edhe te Ti, kur dëgjova se ishe e shtrirë në spital dhe kur me babain tënd dhe mikun tim të vjetër R.Ramadanin dhe familjen gati të kompletuar me dy marrëveshje Tuajat serioze bashkëpunimi, lajmi i hidhur me tronditi vetëm para gjysmë ore nga ana e mbesës dhe dhëndrrit tim më pikëlloi pa masë, si rrallë kur dhe qe ende nuk më ndalen lotët si rrëke.
Edhepse isha në Kërçovë qe sa javë, por, për shkak të zhurmës së madhe katastrofike të lagjes më të afërme shizofrenike,lajmi i hidhur më erdhi që tani, para ca minutave dhe nuk qenka „fati“ dhe „taksirati“, jo vetëm që të mirrja pjesë në ndarjen e fundit nga jeta e amshuar, por edhe një ndarje të organizuar vëllazërore të nivelit më të lartë (ndër)kombëtar!
Kur isha duke u përgatitur për pjesën seriozisht dhe në nivelin më të lartë shkencor-publicistik, për një shkrim shumë më të gjerë për Agimin NJERI dhe KRIJUES i pasionuar, për Danin, si piktor i parë akademik kërçovar dhe gjithëshqiptar, për familjen Tuaj komplet të talentuar deri mbesat, nipat, në krye me djemtë dhe sidjalin e pakrahasueshëm dhe të shoqin, Kaloshin, të cilit i qëndrove në mënyrë stoike dhe heroike gjate gjithë jetës, tani erdhi më e zeza e te zezave që të të ngushëlloj Ty, si NJERI, Patriote e rrallë, me stoicizëm dhe burim të çeliktë, si krijuese e talentuar dhe me të gjitha virtytet kombëtare, njerëzore dhe familjare!
Në kohën kur këto ditë nisesha të të ngushëlloj edhe Ty me antarët tjerë të familjes edhe ne Shkup, qoftë në spital, ose në shtëpi, sot-nesër më duhet të vij në ngushëllimet e Mikeshës sime të Madhe dhe të familjes së nderuar, me dy djemt e, sidjalin, të shoqin, babanë, vëllanë, motrat, mbesat, nipat dhe më të afërmit tjerë të nderuar!
Amshimit të Agimit, për fat të keq, do t’i shtohet më gjerësisht edhe atij Tëndit, në kohën e parë të mundeshme, ndofta deri në libër të plotë shkencor-publicistik, sipas plainfikimit të mëhershëm, ndërsa Ty, si bijë, si motër, si shoqe, si patriote, të falemnderit për bukën e pakursyer me diteë të tëra dhe biseda të gjera kombëtare dhe familjare!
Lavdi e përjetshme, simotër, si bijë dhe kompatriote e paharruar dhe e përjetshme, e amshueshmja, Fatmire (Ramadan) Çeliku!
Me respekt të jashtëzakonshëm, dhembje të thellë dhe inkurajime familjare!
I Juaji për jetë:
Sali Ramadani-Kërçova