Policia gjermane heton një shtetas maqedonas që gjendet në Siri (FOTO+VIDEO)

Date:

Qindra policë gjermanë kanë hetuar disa ndërtesa në Berlin, në mesin e të cilave edhe Xhaminë „Ibrahim Al Khalil“. Me këtë aksion, ata duan të marrin masa kundër islamistëve të dyshuar në Siri.
Gjatë mëngjesit të së martës, policia e Berlinit ka kryer një aksion kundër përkrahësve të dyshuar të islamistëve në Siri. Qindra nëpunës policorë kanë kontrolluar disa objekte, në mesin e të cilave edhe Xhaminë „Ibrahim Al Khalil“. Sipas një zëdhënësi të policisë, aksioni është ndërmarrë pas informatave se janë duke u planifikuar trazira të rënda, transmeton „Shtegu.com“.

 
I dyshuari kryesor është një maroken 51-vjeçar, i cili i ka nxitur të tjerët që të marrin pjesë në Siri, nëpër grupe xhihadiste të armatosura, kundër regjimit ta Asadit. Hetimet janë duke u kryer edhe ndaj një shtetasi maqedonas 19-vjeçar, i cili dyshohet se aktualisht është duke marrë pjesë në grupet xhihadiste në Siri.

 

Sipas policisë, nuk ka dëshmi se të akuzuarit kanë planifikuar sulme në Gjermani. Gjithashtu, rasti nuk ka të bëjë me vrasjen e një islamisti, i cili javën e kaluar u vra në Berlin, pasi ai e kishte sulmuar me thikë një polic gjerman.

 

https://www.youtube.com/watch?v=zqt5MOHuNXs

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...