Imami nuk ia zgjatë dorën, tmerrohet politikanja e bukur gjermane

Date:

Për politikanen e bukur gjermane nga Partia CDU, Julia Klöckner, bota më nuk ka kuptim, pas refuzimit të një imami t`ìa zgjatë dorën. Gjatë një vizite në një kamp refugjatësh, imami kishte refuzuar të përshëndetej dorëpërdore me politikanen. I menjëhershëm ka qenë reagimi i saj, duke kërkuar ndryshim të Ligjit për integrim obligues. „Ne jemi një shtet liberal dhe i lirë. Po që se dorëzohemi para vlerave tona të liberalizmit, ne nuk do të jemi ata që jemi sot“, ka deklaruar ajo për „Focus Online“, transmeton „Shtegu.com“.

 

Me një ligj të tillë duhet të përcaktohen norma me të cilat emigrantët do të duhet të jetojnë në Gjermani sipas Ligjit themelor gjerman. Këtu bën pjesë edhe barazia gjinore në mes të mashkullit e femrës.

 

Pas refuzimit të imamit që t`i shtrëngojë duart me gjermanen, ajo është gjendur në një situatë të palakmueshme duke iu shtuar dyshimi nëse mund të vazhdojë dialogun, apo të braktisë takimin. Më në fund, kishte vendosur që të vazhdojë takimin, por me një brengë të madhe në zemër. „Mosdhënia e dorës një gruaje është forma më e egër e antisemitizmit“, kishte përfunduar politikanja gjermane, dukshëm e irrituar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...